Ministri Peci del sërish në ara: Do të jem afër prodhuesve vendorë

Ekonomi

Ministri Peci del sërish në ara: Do të jem afër prodhuesve vendorë

Më: 1 maj 2022 Në ora: 21:00
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka vizituar fermerin Vedat Hysenin në fshatin Oshlan të Vushtrrisë.

Peci tha se Hyseni e kishte mbrojtur me pushkë tokën e fshatit të tij gjatë luftës ku edhe ishte plagosur.

Ndërsa sot ai po i del zot tokës duke i punuar 90 hektarë me kultura të ndryshme bujqësore,nga këto 36 hektarë me grurë.

Postimi i plotë:

👨‍🌾”Bujqësia është ndryshe këtë vit!” – është fjalia e parë e një bisede të frytshme për bujqësinë nga Vedat Hyseni i Oshlanit tëVushtrrisë.

🇦🇱Ai i doli Zot gjatë luftës tokës së Oshlanit e Kosovës duke e mbrojtur me pushkë e duke u plagosur për liri.

🌾Sot ai vazhdon të jetë në krye të detyrës duke i dalë Zot tokës së Oshlanit për të mos e lënë djerrinë.

🌱Vedati mbjellë afër 90 hektarë me kultura të ndryshme bujqësore e nga këto 36 hektarë me grurë. Këtë vit falë lehtësimit të procedurave në aplikim dhe rritjes së përkrahjes financiare Vedatit do t’i rritet përkrahja e shtetit. Nëse vitin e kaluar, Vedati ka përfituar për vetëm 6 hektarë tokë të punuar nga 150€ për hektarë për kulturën e grurit; këtë vit ai do të përfitojë 474€ për hektarë për 36 hektarët e tij të punuar të tokës me qira. Ai do të përfitojë përkrahje shtesë rreth 11,600€ vetëm për kulturën e grurit.

🚜Peripecitë e shumta deri tek sigurimi i pajisjeve bujqësore të luftëtarit të lirisë me plagë në trup, janë të trishta…

🤝Mirëpo kjo nuk e ka ndaluar Vedatin që për 2-3 vite të jetë fermeri me sipërfaqet më të mëdha të mbjellura në Komunën e Vushtrrisë.

🤲Në këtë natë të madhe, takimet me fermer sikur Vedati janë burim frymëzimi për mua si Ministër i Bujqësisë sepse gjithçka është e mundur kur punon me zemër, kur ke vullnet e dëshirë.

🇽🇰Afër prodhuesve vendorë!

#QeveriaKurti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat