Ministria e Financave,Punës dhe Transfereve njofton se më 16 maj 2022 do të mbahet ankandi i pestë për vitin 2022.
Në këtë ankand, do të emetohen obligacione me maturitet trevjeçar në shumën prej 30 milionë euro.
Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.
“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.