​SPSPK kërkon sqarime nga Murati për ekzekutimin e 100 eurove për sektorin privat

Ekonomi

​SPSPK kërkon sqarime nga Murati për ekzekutimin e 100 eurove për sektorin privat

Më: 11 maj 2022 Në ora: 12:50
Foto ilustrim

Kryerat i SPSPK-së Jusuf Azemi ka kërkuar sqarime nga ministri i Financave Hekuran Murati rreth mjeteve shtesë prej 100 eurosh për punonjësit e sektorit privat.

Më 21 prill 2022 ishte hapur aplikimi për punëtorët e sektorit privat për marrjen e burnusit nga 100 euro në bazë të vendimit të Qeverisë së Kosovës, por edhe pas 20 ditësh këto mjete ende nuk janë ekzekutuar.

Ne e kuptojmë se të gjithë ata që nuk kanë të dhëna të sakta, shkaktojnë problem, por shtrohet pyetja, pse për ata te cilët këto të dhëna i kanë të sakta nuk lëshohen mjetet?

Ministri Murati kishte deklaruar se do të formohet komisioni për verifikimin e aplikuesve, dhe ne mendojmë që verifikimi le të bëhet për ata që kanë mungesën e te dhënave, por për ata që janë në rregull kjo vonesë po shkakton nervozizëm, andaj ju thërrasim që ata të cilët kanë bërë aplikimin në rregull të bëhet shpërndarja e mjeteve të cilat iu premtuan nga Qeveria”, ka thënë Azemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat