​Shefi i misionit të FMN-së për Kosovën vizitoi ATK-në

Ekonomi

​Shefi i misionit të FMN-së për Kosovën vizitoi ATK-në

Më: 12 maj 2022 Në ora: 17:09
Foto ilustrim

Drejtori i ATK-së Ilir Murtezaj priti sot në takim një mision të Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili ndodhet për vizitë në Kosovë, për të diskutuar mbi performancën e të hyrave për vitin 2022.

Ekipi i FMN-së përbëhej nga Gabriel Di Bella, shef i misionit të FMN-së për Kosovën, si dhe ekipi i FMN-së në Kosovë. 

Murtezaj njoftoi Di Bella mbi performancën e të hyrave të ATK-së, e cila deri në prill 2022 ka rezultuar me të hyra prej 269.4 milionë euro, që paraqet një rritje 34.1% krahasuar me vitin e kaluar. 

Shefi i misionit të FMN-së për Kosovën u shpreh se janë të kënaqur me performancën e të ardhurave, si dhe me progresin në zbatimin e rekomandimeve të asistencës teknike të FMN-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat