Sindikatat e kundështojnë pagën minimale prej 250 euro

Ekonomi

Sindikatat e kundështojnë pagën minimale prej 250 euro

Më: 13 maj 2022 Në ora: 18:33
Foto ilustrim

Kryetari i Këshillit Drejtues i BSPK-së, Ali Gashi, ka thënë se sindikatat nuk janë pro pagës minimale 250 euro.

Sipas Gashit, ky propozim ka shkuar në kuvend pa pëlqimin e sindikatave.

“Është politikë e vetë parlamentit, ne Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, e kemi bërë të qartë që ky propozim i qeverisë nuk është propozim i dakorduar me sindikatat dha ka shkuar në parlament pa kaluar përmes këshillit ekonomiko-social”, ka thënë Gashi në Info Magazine.

Ai tha se kanë kërkuar në vazhdimësi që këshilli ekonomiko-social të jetë organi që i propozon qeverisë pagën minimale, e pastaj të shkohet në parlament.

“Ne kërkojmë që kjo çështje të kthehet në këshillin ekonomiko-social dhe të thirret këshilli dhe të dakordohemi për këtë pagë minimale”, shtoi ai.

“Ky ligj bëhet për qytetarët andaj konsideroj që duhet të dëgjohet zëri i gjitha kategorive që i mbulon ky ligj. Qeveria duhet ta respektojë legjislacionin  që e ka nxjerrë”, vazhdoi Gashi.

Ai tha se duhet të bëhet një analizë e mirëfilltë e gjendjes në të cilën ndodhet vendi.

“Kërkojmë që të merren për bazë të gjitha kategoritë, që në rast se kalohet një pagë minimale duke përjashtuar të dalët nga lufta, askush nuk do ta gëzonte atë pagë”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat