Kultivimi i mjedrës, punë e leverdishme për fermerët vendor

Ekonomi

Kultivimi i mjedrës, punë e leverdishme për fermerët vendor

Më: 14 maj 2022 Në ora: 21:36
Foto nga vendi i ngjarjes

Kultura e mjedrës është me potencial të madh në Kosovë dhe kultivuesit e saj do ta kenë mbështetjen institucionale me qëllim të rritjes së prodhimtarisë dhe cilësisë.

Për të konfirmuar këtë mbështetje, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka qëndruar sot në fshatin Lepi, tek fermeri Muharrem Aliu, ku ka vizituar sipërfaqet e mbjella me mjedër në serë prej 31 ari nga ky kultivues, i cili është i vetmi që mjedrën e kultivon në këtë mënyrë.

Gjatë kësaj vizite u njoftova nga afër me veprimtarinë e këtij kultivuesi, i cili krahas mjedrës që nga viti i kaluar ka mbjellur edhe rreth 21 ari të tjera me boronicë, po nën serë dhe po shpreson që këtë vit të marrë rendimentin e merituar. Me këtë rast, e njoftova atë se do të vazhdojmë ta mbështesim këtë sektor të rëndësishëm dhe me fokus edhe tek pemët manore siç është mjedra dhe të gjitha ato pemë të cilat me të vërtetë e rrisin prodhimtarinë e zëvendësojnë importin dhe sjellin përftime për fermerë”, ka thënë Peci.

Ndryshe, kultura e mjedrës përkrahet edhe përmes Programit të Pagesave Direkte/Subvencioneve dhe afati për aplikim për mbështetje në kuadër të këtij programi vazhdon të jetë i hapur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat