Ministria e Financave emeton sot obligacione në shumën prej 30 milionë euro

Ekonomi

Ministria e Financave emeton sot obligacione në shumën prej 30 milionë euro

Më: 16 maj 2022 Në ora: 06:03
Ilustrim

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) ka bërë të ditur se sot do të mbahet ankandi i pestë i Letrave me Vlerë për vitin 2022.

Në këtë ankand sipas MFPT-së do të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 30 milionë euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat