Shala: ZRrE-ja e konfirmoi që vendi është pa tarifa

Ekonomi

Shala: ZRrE-ja e konfirmoi që vendi është pa tarifa

Më: 23 maj 2022 Në ora: 19:06
Ferat Shala

Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka folur sot për raportimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë në këtë komision lidhur me tarifat e energjisë elektrike.

Shala tha se ky takim u mbajt i mbyllur me kërkesë të ZRrE-së, dhe se kjo Zyrë e ka konfirmuar tashmë që vendi është pa tarifa.

“Sot jemi këtu bashkë që ta sqarojmë edhe atë pjesë por ishte kërkesë e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë që të mbahej takimi i mbyllur për shkak të sensibilitetit të situatës dhe duke pasur parasysh që ishte kërkesë e tyre, ne e aprovuam si komision atë kërkesë por që praktikisht nuk besoj që ka mbetur gjë keq sepse ne jemi këtu me juve dhe do t’i informojmë mediat për të gjithë rrjedhën në sektorin energjetik të vendit”.

“Në parim, gjithë procesi ka shkuar, në fillim është raportuar për situatën që e ka obligative, ligjore menaxhuese komisioni praktikisht ZRrE-ja dhe hapat që kanë ndërmarrë pas vendimit të Gjykatës, bllokimin ose shtyrjen e çmimit të tarifave, në këtë relacion ne kemi dëgjuar si komision pastaj është hapur një pjesë e debatit dhe kemi shkëmbyer idetë, mendimet, propozimet dhe alternativat për gjetjen e një emëruesi të përbashkët gjë për të cilën parimisht e themi që tash nuk kemi emërues të përbashkët dhe ZRrE-ja si zakonisht mbron pozicionin e vet ndërsa pjesa jonë e deputetëve kemi dhënë mendimet individuale për situatën e krijuar”.

“Ajo që mund të themi si rezultat i përbashkët është që zyra e rregullatorit e ka konfirmuar tashmë që vendi është pa tarifa. Situata në të cilën është dhe vendimin që ka nxjerrë dje Zyra e Rregullatorit për mua personalisht si kryetar i komisionit e kam thënë edhe në takim është vendim jomeritor i zyrës së rregullatorit ,është orvatje për t’i ikur përgjegjësisë, është një shmangie nga ajo çka kërkon dy nivele të shkallës gjyqësore, tashmë edhe avokati i popullit që të stopohet”.

Shala, njëherësh deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, tha se kanë kërkuar nga ZRrE-ja që të marrë vendime e të mos i shtyjë ato, duke e akuzuar këtë institucion që bashkë me qeverinë po tentojnë që t’i ikin përgjegjësisë duke mos e zbatuar vendimin gjyqësor”.

“Qytetarët sot janë të gjithë pa informacion të mirëfilltë dhe sot vendi është pa çmim për tarifat e energjisë”.

“Ne kemi kërkuar edhe aty, kërkojmë edhe këtu që ZRrE-ja duhet të jetë në krye të detyrës, është aty për të marrë vendime jo për të shtyrë vendime sepse shtyrjen e ka bërë gjykata dhe tashmë zyra e rregullatorit është pa asnjë qëndrim të vetin personal, menaxhues, ligjor që e ka obligim për sektorin”.

“Me këtë logjikë qeverisëse, Zyra e Rregullatorit në bashkëpunim, e them me sinqeritetin më të madh, me qeverinë, është duke u orvatur që t’i ikë përgjegjësisë dhe të mos zbatojë vendimin gjyqësor, ligjor në këtë relacion ka ardhur në pozicion ku sot qytetarët e vendit janë para një situate ku nuk kanë çmim zyrtar tarifor dhe kjo është situatë jashtëzakonisht alarmante për tërë sektorin energjetik ku paaftësia qeverisëse e reflektuar  përmes ndërhyrjeve politike te bordi i Zyrës së Rregullatorit po e fut sektorin energjetik në një kolaps total, krijon situata të paqena dhe po orvatet që në një mënyrë apo tjetër të mos zbatojë vendimet gjyqësore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat