Pse PayPal është i rëndësishëm edhe për Kosovën?

Ekonomi

Pse PayPal është i rëndësishëm edhe për Kosovën?

Më: 24 maj 2022 Në ora: 14:50
Foto ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në margjina të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, së fundmi takoi drejtues të PayPal, një nga kompanitë më të mëdha në botë që mundëson pagesa ndërkombëtare.

Në takimin me Richard Nash, zëvendëspresident i PayPal dhe drejtues i Grupit për Marrëdhënie Globale me qeveri, dhe me Franz Paasche, zëvendëspresident i Lartë i PayPal dhe Drejtor i Çështjeve Korporative, kryeministri ka biseduar për “indikatorët pozitivë ekonomikë, rritja ekonomike impresive dyshifrore, si dhe potenciali që ka Kosova në fushën e teknologjisë së informacionit”.

Ndër të tjera, ka theksuar nevojën që PayPal të përfshijë edhe Kosovën në platformë.

Pas këtij takimi, Oda e Afarizmit të Kosovës i është drejtuar edhe njëherë me një shkresë Kurtit, për të kërkuar që të punohet që Kosova të jetë pjesë e disa sistemeve elektronike të pagesave, në mënyrë që të njëjtat të jenë valide edhe në Kosovë, siç është rasti për Paypal, Cyber Source, Amazon etj;

OAK thekson se tash e sa kohë është duke kërkuar nga institucionet që të mundësohet realizimi i pagesave ndërkombëtare përmes sistemit PayPal, e që do të kishte ndikim pozitiv tek këto të fundit.

“OAK konsideron që trajtimi me prioritet i kësaj çështje do të kishte ndikim pozitiv tek operatorët ekonomik dhe do të lehtësonte realizimin e pagesave ndërkombëtare. Kjo kërkesë po ripërsëritet me rastin e takimit të kryeministrit Kurti në Davos me bizneset, gjatë vizitës zyrtare”, thuhet në komunikatën e OAK.

Lidhur me këtë çështje, gazetari i Klan Kosova, Haris Ademi pati realizuar një kronikë e cila tregonte problemet që ksovarë  hasin për shkak të mospërfshirjes së Kosovës në PayPayl, pasi shumica e kompanive në botë, pagesat në largësi i kryejnë përmes kësaj platforme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat