Lajm shumë i mirë: Ulet çmimi naftës për 13 dollarë për fuqi në 24 orët e fundit

Ekonomi

Lajm shumë i mirë: Ulet çmimi naftës për 13 dollarë për fuqi në 24 orët e fundit

Nga: I. Morina Më: 6 korrik 2022 Në ora: 17:39

Çmimi i naftës në bursë sot pasdite ka rënë në mënyrë rapide, edhe për rreth 5 dollarë për fuqi, duke shënuar çmimin më të ulët, ndoshta, që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, në 95.4 dollarë për fuqi.

Mbrëmë, pas mesnate çmimi i naftës krahasuar me një natë më parë ra për rreth 8 dollarë!

Nga afër 109 dollarë në 100.8, përkatësisht për mbi rreth 7.3%! Por, tashmë kemi një rënie prej afër 13.4 dollarë, apo rreth 12.3%!

Ta shohim sa do ta zbresë Ministria çmimin tavan për ditën e nesërme, kur kemi mbi 12 % rënie në bursa, që nënkupton se çmimi tavan duhet të jetë në bazë të krahasimit jo më pak se 25 cent.

Image
Çmimi i naftës në bursë

Por, të shtunën e kaluar në Gjilan në një pikë karburanti nafta ishte 1.65 euro, ndërsa Ministria e kishte vënë tavanin 1.83 euro, pra 18 cent më shtrenjtë se sa çmimi i pakicës në atë pikë karburanti apo më saktë mbi 10 % se sa çmimi i naftës aty!

Sipas çmimit të akorduar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, se shitësit me shumicë mund të fitojnë maksimalisht 2 cent në litër dhe ata me pakicë 12 cent, atëherë shitësi në Gjilan, nuk besojmë se mund të ketë qenë se fiton më pak se 7 cent për litër, bazuar në faktin se nga 14 cent të lejuara, ai nuk mund ta dëmtonte veten, duke e ulur më shumë se përgjysmë atë, meqë është vetëfurnizues.

Dhe nëse e kemi parasysh se Ministria e ka zbritur nga e shtuna për 5 cent çmimin nga e shtuna, në 1,78, atëherë duke iu referuar çmimit të Gjilanit, që do të duhej të kishte rënë edhe atje nën 1.65 euro, dhe zbritjes 9%, atëherë çmimi tavan nuk do të duhej të ishte sot assesi mbi 1.5 euro.

Por, nëse i referohemi çmimit të naftës në Kosovë para krizës, apo me fillimin e luftës pushtuese ruse në Ukrainë, kur në bursë një fuqi kushtonte rreth 100 dollarë, çmimi i naftës në Kosovë sillej nga 1.15 deri në 1.3 euro!

Por, më rënien e sotme, dhe nëse ky trend vazhdon këtë javë, atëherë çmimi mund të bie edhe më në bursë, dhe kjo duhet të reflektojë seriozisht, sepse çmimi real, nuk duhet të jetë asnjë cent mbi, 1.1 euro, mesatarja.

Ndërsa, në pikën në fjalë në Gjilan, para krizës nafta mund të blihej edhe 89 cent!

Pra, jemi dëshmitar të manipulimit të vazhdueshëm të çmimit të naftës në Kosovë nga tregtarët, që spekulojnë gjithmonë në emër të ngritjes së çmimit në bursë, por kurrë nuk e ulin, as për së afërmi me çmimin e bursës!

Po ashtu dollari për herë të parë ka njohur rritjen më të madhe në raport me euron, duke iu afruar barazimit. Sot, 100 dollar mund të shkëmbeheshin deri në 98.3 euro. Ndërsa, franga zvicerane për herë të parë e ka tejkaluar vlerën e euros. 100 franga vlejnë më shumë se 101 euro.

Pra, një faktor në rënien e madhe të çmimit të naftës mund të jetë edhe forcimi i shpejt i dollarit këto dy ditë, meqë tregtimi i naftës bëhet në dollarë.

Pra, sa do të duhet të jetë çmimi real i naftës sot!?

Ps. Ministria e ka ulur dje për vetëm një cent, apo rreth 0.6%, 12.5 herë më pak se ulja në bursë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat