Kryetari Rafuna priti Ambasadorin e Malajzisë Castelino

Ekonomi

Kryetari Rafuna priti Ambasadorin e Malajzisë Castelino

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 08:42
Pamje nga takimi

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, priti Ambasadorin e Malajzisë për Kosovën, Abdul Malik Melvin Castelino, me të cilin bisedoi rreth mundësive të bashkëpunimit në mes të bizneseve të të dy vendeve.

Dy palët diskutuan rreth bashkëpunimit në mes odave të të dy vendeve, për projekte të ndryshme si dhe angazhimin e përbashkët në afrimin e bizneseve të dy vendeve.

“Kosova është vend i vogël por me mundësi të mëdha për bashkëpunim me tërë botën”, u shpreh në takim Kryetari Rafuna.

Bashkëbiseduesit u dakorduan për intensifikim të takimeve të përbashkëta, për harmonizim të projekteve mes dy odave si dhe bashkërëndim të aktiviteteve, me qëllim që bizneset e dy vendeve tona të afrohen me njëra tjetrën dhe të inkurajohet bashkëpunimi i dy ekonomive.

Image
Pamje nga takimi
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat