Gazi një cent më shtrenjtë sot, nafta dhe bezina me çmim të njëjtë

Ekonomi

Gazi një cent më shtrenjtë sot, nafta dhe bezina me çmim të njëjtë

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 09:50
Foto ilustrim

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet tavan për shitjen e derivateve për sot.

Sipas njoftimit, gazi është shtrenjtuar për një cent, ndërsa nafta dhe benzina kanë mbetur njëjtë me një ditë më parë.

Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt: çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.60 euro për litër, i benzinës 1.33 euro për litër, derisa çmimi maksimal i lejuar i produktit gaz 0.76 euro për litër.

Çmimet e lartcekura vlejnë sot prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat