Mazreku: Nuk jemi larg zgjidhjes që të bëhemi pjesë e Byrosë së Kartonit të Gjelbër

Ekonomi

Mazreku: Nuk jemi larg zgjidhjes që të bëhemi pjesë e Byrosë së Kartonit të Gjelbër

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 12:53
Sami Mazreku

Në prag të shënimit të 11 vjetorit të themelimit të Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), drejtori Sami Mazreku tha sot se nuk janë larg gjetjes së zgjidhjes që edhe Kosova të behët pjesë e Byrosë së Kartonit të Gjelbër.

”Në vazhdimësi është përmendur si pengesë problemi politik, por derisa unë kam ardhur në krye të BKS-së askush nuk është marrë me problemet e brendshme që në atë kohë kanë qenë të shumta. Para se të ankohemi se ne nuk jemi pjesë e OKB-së, ne është dashur t’i kryejmë detyrat e shtëpisë sepse kemi pasur gjendje të rëndë brenda sektorit. Kemi pasur numër shumë të madh të automjeteve të paregjistruara, nuk i kemi pasur të nënshkruara të gjitha marrëveshjet me Byrotë e vendeve përreth nesh. Siç edhe e dini, vitin e kaluar kemi nënshkruar marrëveshje me Byronë e Malit të Zi, dhe tashmë ka kaluar një vit pas asnjë problem. Gjithashtu, kemi gjetur mirëkuptim edhe me Byronë Shqiptare rreth një shume të konsiderueshme të mjeteve që kjo është dashur t’i paguajë. Kemi ankuar të gjithë anëtaret një nga një, kemi takuar përfaqësuesit e Byrosë Shqiptare dhe kemi ardhur në përfundim se duhet të mbyllen të gjitha obligimet e ndërsjella”, tha Mazreku.

Në momentet që po flasim nuk kemi asnjë rast pezull për pagesë, si nga ana e jonë, ashtu edhe nga ana e Byrosë Shqiptare. Pra, me këto veprime edhe një kusht shtesë është plotësuara nga BKS-ja, në raport me Këshillin e Byrove. Kusht tjetër është ulja e numrit të automjeteve të paregjistruara. Derisa e kemi lansuar projektin e stikersave, kemi pasur mbi 237 mijë automjeteve të paregjistruara në lista. Dy muaj pas lansimit të sistemit janë dhënë efektet në praktikë. Pra, sot kemi vetëm 4,8 % numrin e automjeteve të paregjistruara. Ne si BKS në koordinim të plotë me Këshillin e Byrove po shikojmë mundësinë e gjetjes së një zgjidhjeje alternative që edhe Kosova më në fund të bëhet pjesë e Byrosë së Kartonit të Gjelbër”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat