Si ndryshuan çmimet e derivateve për një javë në Kosovë?

Ekonomi

Si ndryshuan çmimet e derivateve për një javë në Kosovë?

Më: 16 tetor 2022 Në ora: 08:28
Ditëve të fundit ka pasur rritje të çmimit të naftës.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për çdo ditë publikon çmimin maksimal të lejuar për naftë, benzinë dhe gas.

Ditëve të fundit ka pasur rritje të çmimit të naftës.

Prej të dielës së kaluar, çmimi i naftës është rritur për 9 centë, benzina për 1 cent, ndërsa gasi është liruar për 1 cent.

Të dielën e kaluar një litër naftë ka qenë 1.70 euro, ndërsa dje ka qenë 1.79 euro.

Sa i përket benzinës, të dielën ka qenë 1.40 euro, ndërsa dje 1.41 euro.

Për këtë të diel, MINT ende nuk i ka publikuar çmimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat