​Kosova vazhdon të përballet me çmime të larta të derivateve

Ekonomi

​Kosova vazhdon të përballet me çmime të larta të derivateve

Më: 31 tetor 2022 Në ora: 08:54
Ilustrim

​Kosova vazhdon të përballet me çmime të larta të derivateve.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar të dielën çmimet tavan për shitjen e derivateve, të cilat vlejnë 48 orë nga data dhe ora e publikimit.

Sipas njoftimit, çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt: çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.73 euro për litër, i benzinës 1.41 euro për litër, derisa çmimi maksimal i lejuar i produktit gaz 0.72 euro për litër.

Pavarësisht zbritjes së dukshme të çmimit të derivateve të naftës në botë, çmimi i naftës në Kosovë gjatë javëve të fundit ka shënuar vlera rekorde. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat