​Murati: Kosova e para në rajon për performancë të mirë në menaxhimin e financave publike

Ekonomi

​Murati: Kosova e para në rajon për performancë të mirë në menaxhimin e financave publike

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 12:37
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati theksoi se Kosova ka bërë progres në reformat e saj për menaxhimin e financave publike pavarësisht sfidave me të cilat është përballur gjatë periudhës së fundit.

Gjatë prezantimit të vlerësimit të fundit të Shpenzimeve Publike dhe Përgjegjësive Financiare (PEFA) për Kosovën, ministri Murati tha se vlerësimi i fundit është i mirë dhe performanca është përmirësuar në 11 indikator krahasuar me raportin paraprak.

Ai po ashtu tha se Kosova është renditur e para në rajon për menaxhim të mirë të financave publike.

Murati: Kosova ka bërë progres në reformat për menaxhimin e financave publike

“Raporti i PEFA-s tregon se Kosova ka bërë progres të rëndësishëm në reformat e saj për menaxhimin e financave publike pavarësisht sfidave me të cilat është përballur gjatë periudhës në fjalë. Vlerësimi është mjaft i mirë në këtë raport dhe po ashtu mund të thuhet performancë është përmirësuar në 11 indikator krahasuar me raportin paraprak. Kjo po ashtu na vendos si njërin prej vendeve me performancë më të mirë edhe në rajon. Ministria po bënë punë të vazhdueshëm që edhe indikatorët që kanë performuar më dobët tjerët, në mënyrë që të kemi përmirësim edhe mëtutjeshëm, kështu që edhe këta indikatorë të ngritën dhe si tërësi të kemi një vlerësim më të mirë se sa periudha paraprake”, theksoi Murati.

Ndërsa, shefi i bashkëpunimit në Zyrën e Bashkimit Evropian, Johannes Steanbaek tha se Kosova ka arritur të ketë një rezultat për menaxhimin më të mirë të financave publike, por megjithatë sipas tij ka hapësirë ende për përmirësim.

Steanbaek: Ka hapësirë ende për përmirësim në menaxhimin e financave publike

“Kosova është duke punuar mirë në menaxhimin e financave publike krahasuar edhe me shtetet tjera të rajonit. Mirëpo, ka hapësirë për përmirësim, nëse jo, atëherë nuk do të kishte nevojë për mbështetjen e BE-së për financa publike në Kosovë”, tha Steanbaek.

Gjatë prezantimit të vlerësimit të fundit të Shpenzimeve Publike dhe Përgjegjësive Financiare (PEFA) për Kosovën, organizuar në bashkëpunim me Zyrën e BE-së në Kosovë u theksua se ka nis të reduktohet evazioni fiskal në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat