Lulzim Rafuna zgjidhet kryesues i Bordit Menaxhues të CIF

Ekonomi

Lulzim Rafuna zgjidhet kryesues i Bordit Menaxhues të CIF

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 13:33
Lulzim Rafuna

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, sot është zgjidhur Kryetar i Bordit Menaxhues të Forumit të Investimeve të Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor (Western Balkans 6 Chamber Investment Forum - WB6 CIF).

Duke e marr detyrën e re, Rafuna është shprehur falënderues për besimin e dhënë dhe është zotuar për përkrahje për eliminimin e mëtutjeshëm të barrierave mes bizneseve.

“Faleminderit për besimin e dhënë, për të udhëhequr një mekanizëm kaq të rëndësishëm. I rëndësishëm sepse qëllim kryesor e ka përkrahjen e bizneseve në të bërit biznes në rajon, më shume fitime dhe rritje të punësimit.Do të vazhdojmë, akoma më shumë, që të përkrahim bizneset duke eliminuar barrierat administrative dhe jo administrative. Nuk do te jete e lehte, po nuk është e pamundur”, është shprehur Rafuna në cilësinë e Kryesuesit të ri të Bordit Menaxhues.

Ndryshe, kjo është hera e parë që Kosova merr kryesimin e Bordit Menaxhues të CIF.

Forumi i Investimeve i Dhomave të Ballkanit Perëndimor 6 është një nismë e dhomave nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia, për një platformë bashkëpunimi, e ndërmarrë në vitin 2017, e që synon të ofrojë një zë të përbashkët të komunitetit të biznesit në rajon si dhe për të lehtësuar kontaktet ndër-biznesore dhe për të promovuar rajonin si një destinacion investimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat