Ekonomistët: Shqetësuese mungesa e punëtorëve e dobësimi i zinxhirit të furnizimit

Ekonomi

Ekonomistët: Shqetësuese mungesa e punëtorëve e dobësimi i zinxhirit të furnizimit

Më: 14 janar 2023 Në ora: 10:02
Ujkan Bajra

Mungesa e fuqisë punëtore, dobësimi i zinxhirit të furnizimit dhe mungesa e një stabiliteti politik, sipas ekonomistëve janë sfidat që do ta përcjellin ekonominë e Kosovës gjatë këtij viti.

Profesori i Universitetit të Prishtinës, Ujkan Bajra, tha se bizneset gjatë vitit 2023 do të përballen me mungesën e punëtorëve.

Sipas tij, në momentin që bizneset ballafaqohen me këto vështirësi, ato do të detyrohen që të gjejnë punëtorë nga jashtë.

“Po ajo që duket në fillim kryesisht është me mungesën e fuqisë punëtore edhe me mungesën ose dobësimin e zinxhirit të furnizimit. Mendoj që këto dy elemente, këto do të ndikojnë edhe më tutje do të thotë në shfaqjen e vështirësive për bizneset në periudhat e ardhshme”.

“Tendencat do të thotë janë të asisoj që në mungesë të fuqisë punëtore edhe në mungesë të zinxhirit të furnizimit, bizneset do të ballafaqohen me vështirësi, në momentin që të ballafaqohesh me këto vështirësi në mungesë të stafit ose në mungesë të furnizimeve atëherë edhe kostot për bizneset rriten, kështu që unë prej praktikës veç e dimë që bizneset edhe janë në shikim të gjetjeve të punëtorëve nga vendet tjera, madje edhe kanë filluar të sjellin se deri kur do të vazhdon kështu do të thotë është çështje që tash s’mund të parashikohet me saktësi”, tha ai. 

Sipas Bajrës, brenga më e madhe që ka shoqëria është ikja e të rinjve nga vendi. Ai tha se ky trend mund të vazhdojë si i tillë në rast se të rinjtë nuk e shohin perspektivën e mirë në vend.

Sipas tij, atyre duhet të i’u krijohen kushte përmes politikave që i zbaton Qeveria, e jo të jenë resurse për të huajt.

“Kjo është brenga më e madhe që e ka shoqëruar do të thotë krejt shoqërinë kosovare me thanë me një fjalë çdo familje, sidomos në vitin 2022 ka qenë një të themi një klimë e tillë e cila ka ndikuar ose ka dërguar nga ajo që të rinjtë tanë të migrojnë ose të lënë vendin e tyre, kjo është një lëvizje në të gjithë rajonin të jemi të sinqertë, ka lëvizje të tilla edhe në rajon edhe në Shqipëri, edhe në Maqedoni, edhe në Bosnjë shembull ka ikje nëse mund të themi të rinjve, për një perspektivë më të mirë, ky trend mund të vazhdojë si i tillë në rast se të rinjtë tanë do të thotë fëmijët nuk e shohin perspektivën e mirë në këtë vend, a mundet ose a është e ndërlidhur me politikën, ndoshta jo në mënyrë direkte po indirekt është e lidhur, për shkak se secili studentë që diplomon duhet të ketë një perspektivë tjetër në Kosovë, jo ndoshta t’i sigurohet drejtpërdrejtë po të krijohen kushte përmes politikave që i zbaton Qeveria që ata ta gjejnë vetën në tregun e Kosovës e jo të jenë resurse për të tjerët, në këtë rast për të huajt”.

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, tha se vendi është duke u ballafaquar me sfida të shumta, por sipas tij, ajo që është duke e ngulfatur më së tepërmi zhvillimin është mungesa e stabiliteti politik.

“Duhet që të kemi optimizëm parasysh, mirëpo prapë po e them Kosova po ballafaqohet me sfida të shumta, ajo çka është duke e ngulfatur më së tepërmi është mungesa e një stabiliteti politikë. Derisa agjenda politike do të jetë prioritare dhe do të ketë edhe presione ndërkombëtare, do te anashkalohet ekonomia në këtë drejtim do të jetë sfida e parë. E dyta viti 2022 është karakterizuar me një mungesë të një dialogu dhe të një partneriteti të mirëfillte publiko privat, është koha kur duhet të ketë dialog dhe të pranimit të kritikës. E treta duhet që të jemi më afër sektorit privat, sepse vetëm sektori privat mund të jetë garantuesi i krijimit të vendeve të reja të punës, përmisimit të bilancit të pagesave dhe forcimi i partneritetit me partnerët ndërkombëtar”, tha ai.

Gërxhaliu shtoi se gjatë këtij viti bizneset do të përballen edhe me mungesën e fuqisë punëtore dhe se problem në vend është edhe ikja e të rinjve.

Ai tha se si demotivim i të rinjve për të ikur është mungesa e rritjes së pagave.

“Nuk dua të besoj që po ballafaqohemi me një nevojë të tillë që kemi nevoje për import të fuqisë punëtore, mirëpo indikatorët aktual tregojnë që vërtet do të kemi shqetësime të natyrave të ndryshme sa i përket fuqisë punëtore. Sot sfida kryesore e sektorit privat është sigurimi i fuqisë punëtore, në këtë drejtim duhet që të ketë bashkëveprim edhe në aspektin publik dhe privat. Kësaj i shtohet edhe pakënaqësia në mungesë të rritjes së pagave, qoftë në administrata, qoftë në sektorin privat, besoj është një demotivim i të rinjve të cilët ardhmërinë po e shohin vetëm duke ikur, kujt i duhet Kosova e braktisur, kujt i duhet Kosova pa rini dhe besoj që është momenti i fundit kur Qeveria duhet ta merr seriozisht problemin e pandemisë demografike e cila po e kaplon Kosovën çdo ditë e më tepër”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat