Bajrami e Murati përplasen për rritjen e çmimit pronë

Ekonomi

Bajrami e Murati përplasen për rritjen e çmimit pronë

Më: 24 janar 2023 Në ora: 13:51
Komisioni për Mbikqyrje Financiare

Kryetarja e Komisionit, Hykmete Bajrami, sot kërkoi nga ministri i Financave, Hekuran Murati që ta bëjë shfuqizimin e vlerësimit në pronë.

Deputetja Bajrami në mbledhjen e komisionit për Mbikqyrje Financiare, ku mori pjesë edhe ministri Murati, tha se rritja çmimit të tatimit në pronë është shqetësuese.

Duke iu përgjigjur deputetes Bajrami, Murati u shpreh se Ministria e Financave nuk ka bërë asnjë llojë ndryshimi ligjor për rritje të çmimit të tatimit në pronë.

Murati tha se bazuar në Ligjin për Tatim në Pronë, obligohet që në baza të rregullta të bëjë vlerësimin e pronave të paluajtshme, ndërsa shkallën e tatimit e përcaktojnë vetë komunat.

“Departamenti i Tatimit në Pronë, në kuadër të MFPT, përgjatë vitit 2022 ka kryer vlerësimin e përgjithshëm të tokave dhe objekteve rezidenciale, si dhe ka përpiluar raporte të vlerësimit për prona rezidenciale më datë 31.10.2022, për të cilat janë njoftuar të gjitha Komunat”, tha ai.

Këtë reagim të deputetes Bajrami, Murati e quajti konferencë për media. Pas kësaj, ministri Murati braktisi mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrje Financiare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat