​Hajdari: Bashkëpunimi ekonomik me Kroacinë me rëndësi të madhe për Kosovën

Ekonomi

​Hajdari: Bashkëpunimi ekonomik me Kroacinë me rëndësi të madhe për Kosovën

Më: 27 janar 2023 Në ora: 22:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministria e Tregtisë, Rozeta Hajdari ka thënë se bashkëpunimi me Kroacinë dhe intensifikimi i mëtutjeshëm i marrëdhënieve ekonomike është me rëndësi të madhe për Kosovën.

Hajdari ka thënë se gjatë Forumit Ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, të mbajtur dje në Prishtinë, me zv. ministrin e Turizmit dhe Sportit të Kroacisë, Tonči Glavina nënshkruan edhe një marrëveshje bashkëpunimi mes dy shteteve, në fushën e turizmit, si një nga sektorët me rritjen me të shpejtë dhe me kontribut të lartë në zhvillimin e qëndrueshëm.

Postimi i plotë i Hajdarit:

Forumi Ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, i mbajtur dje në Prishtinë, nën patronatin e Kryeministrit Kurti, është tregues i lartë i angazhimit të të dyja vendeve për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë.

Me Kryeministrin Kurti, kolegtë ministra e zv.ministra dhe përfaqësues tjerë të lartë institucional, mirëpritëm ngohtësisht delegacion e lartë qeveritar kroat të kryesuar nga Ministri Davor Filipović, Ministër për Ekonomi dhe Zhvillim të Qëndrueshëm.

Bashkëpunimi me Kroacinë dhe intensifikimi i mëtutjeshëm i marrëdhënieve ekonomike është me rëndësi të madhe për Kosovën.

Me përparësitë konkurruese të vendit tonë dhe politikat qeveritare për nxitjen e një mjedisi të favorshëm për të bërit biznes, kemi rritur besimin për të investuar në Republikën e Kosovës.

Mirënjohëse për gadishmërinë dhe interesimin e delegacionit kroat për thellimin e raporteve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë dhe për përkrahjen e fortë politike dhe institucionale.

Gjatë këtij forumi, me zv. ministrin e Turizmit dhe Sportit të Kroacisë z.Tonči Glavina nënshkruam edhe një Marrëveshje Bashkëpunimi mes dy shteteve, në fushën e turizmit, si një nga sektorët me rritjen me të shpejtë dhe me kontribut të lartë në zhvillimin e qëndrueshëm.

Në kuadër të Forumit, u mbajten tri panele diskutimi në fushat e investimeve, turizmit, arsimit dhe aftësimit profesional. Dhe, me organizim nga KIESA, u mbajtën takimet B2B ndërmjet 80 përfaqësuesve të bizneseve kosovare dhe 50 perfaqësuesve të bizneseve kroate, të cilat vazhduan sot me vizitë në Parkun e Biznesit në Drenas dhe në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat