Molliqaj: Mashtrimi do kuptohet pasi të dalin rrogat

Ekonomi

Molliqaj: Mashtrimi do kuptohet pasi të dalin rrogat

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 13:44
Foto ilustrim

Për Ligjin e Pagave, ka reaguar edhe kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj. Ky me anë të një postimi në Facebook,  ka thënë se Qeveria po gënjen për shifrat e kinse rritjes së pagave.

“Rrena me shifra është e reja e kësaj Qeverie. Më herët kemi diskutuar mbi motivet e rritjes së pagave, nëse është dashur t’i rriten kësaj kategorie, apo tjetrës. Qeveria beson se mund ta dijë se sa para i keni në xhep më mirë se ju. Ajo i ka hequr shtesat e ndryshme që tash sa kohë janë të rregullta, duke i llogaritur ato në pagën bazë. Pra, marifeti është: me një të rënë lapsi zhvendosim paratë nga njëra anë në tjetrën, dhe shih ti paratë e njëjta tash i quajmë rritje page. Kjo është fryerja që secili do ta kuptojë sapo t’i dalë paga me “rritje”. Do të merret vesh se grafikonet e Kurtit e Muratit me shifra e përqindje nuk e kanë shtuar tryezën”, shkroi ai.

Ai tutje thotë se po manipulohet edhe me kategori ku ka pak më shumë rritje.

Molliqaj shton se 50 eurot si “rritje” nuk e mbulojnë as inflacionin e vitit të fundit.

“Hera e fundit e rritjes së pagave në Kosovë është viti 2014. Rritja e shpallur dje nuk e mbulon as inflacionin e vitit të fundit, jo më prej vitit 2014. Shifrat e Agjencionit të Statistikave thonë se inflacioni vjetor i vitit të fundit është 11.7. Por, kjo është llogaritje për një gamë të gjërë mallrash, andaj edhe nuk e tregon rënien e standardit të jetesës. Fuqia blerëse, llogaritur si shportë bazike e jetesës është dobësuar mbi 30%. Në vend të rritjes, Qeveria zgjodhi dezinformimin. Edhe dezinformimi është sikur punët e tjera të Qeverisë: improvizues. Deri në muajin tjetër kur dalin pagat”, shkroi ai.

Postimi i plotë:

PAK RRITJE, SHUMË MASHTRIM

Përcaktimin e koeficientit të pagave, në vend të dialogut shoqëror e ka përcjellur një rrugë një kahëshe. Qeveria e mbajti atë fshehur deri ditën e fundit, sikur të ishte një punë private e saj. Kosovës nuk i duhet një raport i tillë, edhe sikur mirëqenia të lulëzonte. Shtresat shoqërore gëzojnë pagë e të drejta sepse punojnë, jo sepse ato po u’a falë pushteti. Nuk do të pranojmë dominim paternalist në emër të mirëqenies, siç nuk e pranojmë shfrytëzim skllavërues në emër të lirisë.

Rrena me shifra është e reja e kësaj Qeverie. Më herët kemi diskutuar mbi motivet e rritjes së pagave, nëse është dashur t’i rriten kësaj kategorie, apo tjetrës. Qeveria beson se mund ta dijë se sa para i keni në xhep më mirë se ju. Ajo i ka hequr shtesat e ndryshme që tash sa kohë janë të rregullta, duke i llogaritur ato në pagën bazë. Pra, marifeti është: me një të rënë lapsi zhvendosim paratë nga njëra anë në tjetrën, dhe shih ti paratë e njëjta tash i quajmë rritje page. Kjo është fryerja që secili do ta kuptojë sapo t’i dalë paga me “rritje”. Do të merret vesh se grafikonet e Kurtit e Muratit me shifra e përqindje nuk e kanë shtuar tryezën.

Manipulimi tjetër është përzgjedhja e atyre kategorive ku ka pak më shumë rritje, gjithnjë duke e fryrë përmes manipulimit. Për policët, mësimdhënësit e punëtorët e administratës 50 euro rritje nuk e mbulojnë as inflacionin e vitit të fundit. Sigurisht, pa e përmendur stafin e ministrave me këshilltarë e anëtarë kabineti ku është rritja më e theksuar.

Hera e fundit e rritjes së pagave në Kosovë është viti 2014. Rritja e shpallur dje nuk e mbulon as inflacionin e vitit të fundit, jo më prej vitit 2014. Shifrat e Agjencionit të Statistikave thonë se inflacioni vjetor i vitit të fundit është 11.7. Por, kjo është llogaritje për një gamë të gjërë mallrash, andaj edhe nuk e tregon rënien e standardit të jetesës. Fuqia blerëse, llogaritur si shportë bazike e jetesës është dobësuar mbi 30%. Në vend të rritjes, Qeveria zgjodhi dezinformimin. Edhe dezinformimi është sikur punët e tjera të Qeverisë: improvizues. Deri në muajin tjetër kur dalin pagat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat