Lajme pozitive për Dollarin, por jo për Euron - zbuloni se ç'po ndodh me monedhat e huaja sot

Ekonomi

Lajme pozitive për Dollarin, por jo për Euron - zbuloni se ç'po ndodh me monedhat e huaja sot

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 10:29
Foto ilustrim

Dollari amerikan ka pësuar një rritje të lehtë në tregun valutor, ndërsa Euro nuk ka lëvizur nga kuotat e 115 lekëve e ndjekur me të njëjtën vlerë nga Franga zviceriane.

Paundi britanik është rritur me një lekë, duke u këmbyer kështu me 129 lekë.

Sot me 7 shkurt, dollari amerikan blihet me 107.6 lekë dhe shitet me 108.6 lekë.

Euro blihet me 115.8 lekë dhe shitet 116.4 lekë.

Paundi britanik sot blihet me 129.3 lekë dhe shitet me 130.3 lekë.

Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 115.6 lekë, ndërsa në shitje me 116.6 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 80 lekë dhe në shitje me 82. lekë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat