Falimentimi i tri bankave në Amerikë, Bajra: BQK-ja të rritë vigjilencën

Ekonomi

Falimentimi i tri bankave në Amerikë, Bajra: BQK-ja të rritë vigjilencën

Më: 15 mars 2023 Në ora: 00:33
Emanuell Bajra

Eksperti financiar dhe i tregjeve ndërkombëtare, Emanuell Bajra, është shprehur se falimentimi i tri bankave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka ndonjë ndikim në Kosovë.

“Janë tri banka që kanë falimentuar dhe kanë karaktere të ndryshme, s’janë banka komerciale, por janë banka të bizneseve. Njëra prej tyre ishte njëra prej 16 bankave me qarkullimin më të madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe falimentimi i saj ishte shumë shokues”, u shpreh Bajra.

Bajra, në Edicionin Special, tha se megjithatë i ka bërë thirrje Bankës Qendrore të Kosovës që të rrisë vigjilencën.

“Falimentimi i këtyre tri bankave nuk ka ndikuar në bursa apo në ndonjë formë tjetër, prandaj efektet që priten është që ka gjasa të brenda 2-3 muajve të ketë rritje të pakënaqësisë së investitorëve nëpër banka dhe indekset e bursave bankare, po ashtu mund të bëjnë tërheqjeve të parave të tyre në banka”.

“I kam bërë thirrje BQK-së që të rrit vigjilencën dhe të ketë më shumë komunikime të drejtpërdrejta me qytetarët”, tha Bajra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat