Murati: Sot u ekzekutua mbështetja për punëdhënësit që rritën pagat e 17 mijë punëtorëve në sektorin privat

Ekonomi

Murati: Sot u ekzekutua mbështetja për punëdhënësit që rritën pagat e 17 mijë punëtorëve në sektorin privat

Më: 16 mars 2023 Në ora: 21:57
Ministri i Financave, Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se sot është ekzekutuar mbështetja për punëdhënësit privat që kanë rritur pagat e 17 mijë punëtorëve.

I pari i Financave tha se me kompletimin e kësaj mase, është shënuar edhe kompletimi i të gjitha masave të Pakos për Përballje me inflacionin.

“Inflacioni ka rënduar buxhetet e familjeve gjithandej, mirëpo asnjë qeveri e rajonit nuk ka pasur një pako kaq të madhe e kaq gjithëpërfshirëse si Pakoja për Përballje me Inflacionin që ka zbatuar qeveria jonë”, është shprehur Murati.

Tutje, ai ka bërë të ditur se nga Pakoja për Përballje me Inflacionin kanë përfituar mbi 284 mijë pensionistë, mbi 24 mijë familje në asistencë sociale, mbi 75 mijë zyrtarë publikë, afro 209 mijë qytetarë kanë përfituar mbështetje për kursimin e energjisë,  mbi 66 mijë studentë e afro 13 mijë punëtorë të ndërmarrjeve publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat