Kreditë konsumuese në rritje, inflacioni shqetësuesë, Trusti pa Bord e BQK-ja pa Guvernator!

Ekonomi

Kreditë konsumuese në rritje, inflacioni shqetësuesë, Trusti pa Bord e BQK-ja pa Guvernator!

Nga: Safet Gërxhaliu Më: 20 mars 2023 Në ora: 07:23
Safet Gërxhaliu

Jo stabiliteti i disa bankave në SHBA, Zvicer dhe në Franc duhet të jetë alarm edhe për stabilitetin bankar në Kosovë!

Deri sa shumë Banka Evropiane dhe Amerikane janë në kriza të mëdha në Kosovë heshtet sikur nuk po ndodh asgjē!?

Paramendoni në kohë të turbulencave bankare ne Evropë dhe SHBA, në Kosovë ndodh ajo që e rritë rezikun edhe më shumë!

Trusti pensional i Kosovës që menaxhon afer 2,5 miliardë është pa Bord menaxhues dhe në të njejten kohë Banka Qendrore e Kosovës me 5 miliardë euro kredi të qytetarëve dhe bizneseve dhe me më shumë se 5 miliardë euro depozita eshtë pothuajse pa Guvernator falë politizimi të keti procesi dhe luftes direkte dhe personale të Bordit të BQK-së, kundër Guvernatorit Fehmi Mehmeti i quditërisht nuk është futë as në listen për votim në Parlamentin e Republikës së Kosovës!?

Në Kosovë eshtë shqetësuese dhe ngritja e çmimeve një rritje konstante që po rrezikon stabilitetin social në Kosovë!

Është shqetësuesë fakti që në Kosovë po rriten kredit konsumuese që po i shfrytëzjn qytetarët e Kosovës por eshtë edhe më shqetësues fakti se afer 430 milionë euro është shfrytëzuar overdrafti i qytetarëve që e deshmon krizen sociale që për fat institucionet nuk po e kuptojnë dhe nuk po reagojn!

Me urgjencë të futet kandidati i pestë në listen për votim në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe të zgjidhet në mënyrë demokratike Guvernatori i BQK-së dhe prioritet i Guvernatorit të jetë përshpejtimi i procedurave për zgjedhjen dhe kompletimin e Bordit të Trustit Pensional të Kosovës dhe të rritet kujdesi dhe menaxhimi profesionalë i ketyre kursimeve të qytetareve!

Është humbje e madhe për Kosovën që pasi e ruajti me sukses stabilitetin Bankar dhe financiar në kohën e COVID-19, pandemis ekonomike dhe nga efektet negative të luftes Rusi – Ukrain të rrezikoj ketë sektor strategjik falē tentatives për emrime politike dhe jo profesionale!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat