U prezantuan firmat prodhuese vendore në Forumin e Biznesit

Ekonomi

U prezantuan firmat prodhuese vendore në Forumin e Biznesit

Më: 24 shtator 2016 Në ora: 18:37
Forumi i Biznesit

Në ditën e tretë të  Biznes Forumit në Prizren, është bërë prezantimi i firmave prodhuese vendore.

Organizatori i këtij forumi, Levent Bush, potencoi rëndësinë që ka sektori i prodhimit për ekonominë e një vendi.

 Sipas njoftimit për media, Bush  po ashtu shtoi se takimet ndërmjet bizneseve B2B u treguan mjaft të frytshme me c’rast janë arritur disa marrëveshje ndërmjet kompanive.

 Firmat prodhuese që u prezantuan në kët forum ishin: Nida Medical, që prodhon pajisje ortopedike, pastaj Fortuna Shoes që prodhon këpucë, Fashion Network Industries që prodhon Uniforma e shenja Ushtarako-Policore, si dhe fabrika Proton Cable, prodhues i kabllove dhe përçuesve elektrik për tension të ulët.

 “Drejtuesit e këtyre fabrikave theksuan rëndësinë e përkrahjes së prodhimtarisë vendore, si nga institucionet qendrore e lokale, ashtu edhe nga qytetarët. Poashtu ata potencuan prodhimet e tyre kualitative, që shumë prej tyre, tani më kanë filluar eksportin”, thuhet në njoftim.

 Biznes Forumi po organizohet për herë të tretë me radhë, kurse në këtë edicion janë duke marrë pjesë mbi 130 kompani vendore e ndërkombëtare, nga vendet e rajonit, si Shqipëria, Turqia, Bosna e Hercegovina e vende të tjera.

 Prizren Biznes Forumi mbyllet të dielën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat