‘Ekonomia britanike do të përballet me luhatje të mëdha’

Ekonomi

‘Ekonomia britanike do të përballet me luhatje të mëdha’

Më: 3 tetor 2016 Në ora: 15:45
Philip Hammond

Ministri britanik i Financave, Philip Hammond, paralajmëroi sot se ekonomia e Britanisë së Madhe do të përballet me turbulenca dhe luhatje të mëdha gjatë negociatave të Brexit.

“Duhet të presim turbulenca gjatë procesit të negociatave. Do të ketë një periudhë prej dy vitesh, ndoshta ka filluar, ku kompanitë do të përballen ma pasigurinë mbi natyrën përfundimtare të marrëdhënies sonë me Bashkimin Evropian”, deklaroi kancelari i thesarit për BBC-në në kuadër të kongresit të partisë konservatore në Birmingam.

Ministri, që kishte bërë fushatë për një qëndrim të Britanisë së Madhe në BE, tregoi se disa kompani do të ndryshojnë vendimet e tyre të investimeve për shkak të pasigurisë që peshon rreth Brexit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat