Kompania amerikane “Stone Aliance” do të investojë në Kosovë

Ekonomi

Kompania amerikane “Stone Aliance” do të investojë në Kosovë

Më: 4 tetor 2016 Në ora: 11:45
Pamje nga takimi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka nënshkruar sot një marrëveshje mirëkuptimi me kompaninë amerikane “Stone Aliance”, e cila do të investojë në Kosovë.

Në ceremoninë ku është nënshkruar marrëveshja ka marrë pjesë edhe ambasadori amerikan Greg Delawie dhe drejtori i Odës Amerikane në Kosovë, Arian Zeka.

Ky i fundit nënshkrimin e kësaj marrëveshje e ka quajtur historike sepse Kosova ka nevojë për shembuj të tillë.

 “Dy vitet e fundit kemi pasur interesim nga kompanitë amerikane për të investuar në Kosovë. Po e shohim një perspektivë më të mirë për kompanitë amerikane për të investuar në Kosovë. Shpresoj që të shohim më shpesh ngjarje të tilla”, tha Zeka.

 Ndërsa kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli këtë ditë e ka quajtur më të veçantat dhe krenare. Sipas tij Kosova dhe qytetarët kanë nevojë për storie të suksesit.

 “Sot në rrethana të lirisë suksesi është për ata njerëz që arrijnë të krijojnë vende pune. Ardhja e një kompanie të tille amerikane dhe  punësimi i 2500 njerëzve ka rëndësi të jashtëzakonshme. Kjo është orientim i qartë pro perëndimor”, tha Veseli.

 Sipas tij, përmes kësaj kompanie do të dërgohet mesazh edhe te investitorët  tjerë për të investuar më Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat