Në Pozharan u mbajt panairi “Ditët e produkteve bujqësore dhe artizanale të Anamoravës”

Ekonomi

Në Pozharan u mbajt panairi “Ditët e produkteve bujqësore dhe artizanale të Anamoravës”

Nga: Aziz Zuka Më: 12 tetor 2016 Në ora: 14:19
Pamje nga Panairi “Ditët e produkteve bujqësore dhe artizanale në Anamoravë” në Pozharan

Për herë të parë  në Pozharan të Vitisë lokalitet ky më I madh në këtë komunë  u mbajtë të mërkurën  Panairi i parë regjional dhe tradicional “Ditët e produkteve bujqësore dhe artizanale të Anamoravës”.Kjo ngjarje dhe ky aktivitet  u organizua nga Komuna e Vitisë- Drejtoria për Bujqësi e Pylltari në bashkëpunim me Shoqatën “Gratë e Goshicës”.

Në këtë panair me produktet e tyre bujqësore , artizanale e prodhimtari të tjera, kanë prezantuar mbi 30 shoqata dhe ndërmarrje të ndryshme nga komunat e Shtimjes, Hanit të Elezit dhe Vitisë. Zv.kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, duke e shpall të hapur këtë panair, ka thënë se kjo ngjarje ka rëndësi të veçantë, pasi po jep mundësi ndërmarrjeve të vogla e të mesme, që të promovojnë prodhimtarit e tyre vendore.

“Njikohësisht , ky panair ka për qëllim që të promovojë ndërmarrësin dhe krijimin e ndërmarrjeve të reja, sidomos të mbështetjes së femrave, e po ashtu edhe të forcojë bashkëpunimin dhe partneritetin mes prodhuesve vendor dhe institucioneve komunale. “Ne si institucione, vazhdimisht jemi në përkrahje të fermerëve, pasi që përmes tyre po arrihet që të krijohen edhe vende pune. Andaj, në këtë panair, promovohet edhe puna e mirë e fermerëve që po e bëjnë, për çka ne do ti përkrahim edhe më tej në të ardhmen”, ka thënë Aliu.

E  drejtori i Shërbimit këshillimor pranë Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural,  Hysni Thaçi, ka thënë se kjo ministri po vazhdon të ndihmoj fermerët të cilët lajmërohen në zyrën për informim dhe këshillim në Viti, përmes mënyrave të ndryshme çoftë subvencioneve, këshillave etj.

Për mbështetje të projekteve të deritanishme, por edhe përkrahjen në organizimin e panairit të sotëm regjional, në emër të shoqatës “Gratë e Goshicës”, i ka falenderuar autoritetet komunale, kryetarja e kësaj shoqate Nurije Bajrami.

Ky panair zgjoi interesim të madhë te qytetarët dhe te promovuesit e produkteve të tyre për cka atë për kohën sa zgjati kanë vizituar stendat e prodhimeve të vendosura nga fermeret./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat