ASK informon të rinjtë për pjesëmarrje në biznes

Ekonomi

ASK informon të rinjtë për pjesëmarrje në biznes

Më: 16 nëntor 2016 Në ora: 12:53
Pamje nga konferenca

American School of Kosova (ASK) e ka mbajtur një konferencë informuese për të rinjtë në biznes në vendin tonë.

Konferenca e cila është mbajtur pas dy ditë pune në mes të nxënësve të kësaj shkolle, i ka paraqitur disa të arritura të të rinjve nga këto punime si dhe i ka prezantuar disa ndërmarrës të rinj në Kosovë,  të cilët kanë treguar për eksperiencat e tyre.

Drejtoresha e ASK-së, Shannon Bruce Ramaka, ka thënë se gjatë pjesëmarrjes së saj në punimet e dy ditëve të kaluara ka dalë e mahnitur se sa nxënësit kanë arritur të bëjnë gjëra të mëdha nga gjëra të vogla.

Ramaka: Projekti shans i mirë për nxënësit që të përparojnë më shumë

“Ky është projekti i fundit që ASK do ta mbajë për këtë ‘Global Entrepreneurship Week’ dhe kam pasur rastin që të marr pjesë në prezantimet e të hënës dhe të martës dhe jam mahnitur nga mundësia dhe rreziqet që i kanë marrë nxënësit në këto projekte të bëra sepse nxënësit tanë kanë përdorur hala shumë të vegjël ku ka pasur edhe gabime të cilat kanë ndodhur mirëpo ato na kanë ndihmuar që të ngrihemi prapë në këmbë dhe të zhvillohemi dhe më shumë. Një projekt i ky është një shanc shumë i mirë për nxënësit tanë që të përparojnë edhe më shumë pasi që kemi pas në dispozicion vetëm 10 ditë që ta përgatisim këtë projekt dhe nxënësit tanë kanë punuar me mjaft zell që ta paraqesin këtë projekt sa më mirë”, ka thënë Ramaka.

Ndërsa, në panel, ASK i ka ftuar edhe disa ndërmarrës ose të rinj të suksesshëm në Kosovë si Blerina Kllokoqi - Rugova e cila ka treguar për eksperiencën e saj.

Rugova ka thënë se në kohën e rinisë së hershme të saj nuk ka pas mundësi sa kanë të rinjtë sot, andaj i ka porositur që mos ta shuajnë ëndrrën e tyre por të luftojnë për të.

Rugova: Këta të rinj sot mund të jenë nesër në panel si ndërmarrës të suksesshëm

“Kur unë e kam filluar vitin e parë të shkollës së mesme ASK-ja nuk ka ekzistuar dhe nuk e kemi pas mundësinë me qenë pjesë e ASK-së. I takoj një pjese të gjeneratës së paraluftës që kemi qenë pjesë e shkollës fillore në kohën e okupimit dhe jam shumë më e vjetër se ju dy. Pjesën e dytë të jetës që është shkolla e mesme që kam qenë pjesë e ndryshimit prej kohës së paraluftës dhe kohës së pasluftës dhe pjesa e tretë e jetës ndoshta mundem të them fillim i karrierës pak a shumë ndoshta që më ka dhënë hapat e parë është largimi im prej Kosovës në Austri, fillimi i jetës atje dhe njëkohësisht studimi në dizajn të modës. Është ndryshe kur e sheh veten në një panel prej shumë nxënësve ku nesër -pasnesër munden me qenë në panel në të ardhshmen. Unë e kam fatin që vajza ime është në ASK dhe e shoh si një prej personaliteteve të ardhshme që do të jetë kuadër e këtij stafi”, ka thënë ajo.

Konferenca i ka filluar punimet dy ditë më parë derisa sot është mbajtur dita finale ku janë prezantuar të arriturat dhe mësimet e ditëve të kaluara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat