Shërbyesit civil ia shohin hairin 28 Nëntorit, marrin pagat

Ekonomi

Shërbyesit civil ia shohin hairin 28 Nëntorit, marrin pagat

Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 12:11
Ilustrim

Ministria e Financave, sot ka ekzekutuar pagat për të gjithë shërbyesit civil. Kjo sipas njoftimit të Ministrisë së Financave është bërë për nder të festës së 28 Nëntori.

“MF njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, respektivisht të gjithë shërbyesit civilë dhe ata që marrin pagë nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës, se sot është bërë  ekzekutimi i pagave për muajin nëntor. Ekzekutimi i pagave për muajin nëntor është bërë disa ditë më herët për nderë të festës së  '28 Nëntorit'" , thuhet në njoftimin e MF-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat