Takohet grupi për monitorimin e marrëveshjes Stand-By

Ekonomi

Takohet grupi për monitorimin e marrëveshjes Stand-By

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 16:38
Pamje nga takimi për monitorimin e marrëveshjen Stand-By

Përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe grupit për monitorimin dhe implementimin e veprimeve, të parapara me marrëveshjen Stand-By me Fondin Monetar Ndërkombëtar, kanë mbajtur takimin e radhës, ku u raportuan për përmbushjen e obligimeve të përcaktuara me këtë marrëveshje, si dhe u diskutua për progresin dhe hapat e ardhshëm drejt implementimit të plotë të Marrëveshjes.

Sipas një njoftimi të MF-së, në këtë takim morën pjesë zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi, shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë Ruud Vermeulen, si dhe përfaqësues të institucioneve përgjegjëse për implementimin e marrëveshjes  Stand-By me FMN.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat