Banka Botërore ndihmon ASK-në me afër 300 mijë dollarë

Ekonomi

Banka Botërore ndihmon ASK-në me afër 300 mijë dollarë

Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 13:02
ASK

Ministri i Financave Avdullah Hoti sot nënshkroi me Bankën Botërore Marrëveshjen e bashkëpunumit për “Projektin e Statistikave në Vendim-marrje”. Kjo marrëveshje ka për qëllim edhe bashkëpunim ndërinstitucional.

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Bankës Botërore i siguron Agjencisë së Statistikave të Kosovës një grant në vlerë prej 281,296 dollarë.

Ky grant nga BB i cili përbëhet prej katër komponentëve, gjithashtu ka për qëllim realizimin e projektit për forcimin e prodhimit të të dhënave dhe indikatorëve nga Agjencia e Statistikave të Kosovës në fushat kryesore duke  përfshirë këtu varfërinë, përfshirjen sociale, shëndetësinë dhe luftën kundër informalitetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat