Hoti: Ndryshimet në pakon fiskale do të bëhen me pëlqimin e FMN –së

Ekonomi

Hoti: Ndryshimet në pakon fiskale do të bëhen me pëlqimin e FMN –së

Më: 28 shkurt 2017 Në ora: 16:50
Ministri i Financave, Avdullah Hoti, me anëtarët të Komisionit Parlamentarë për Zhvillim Ekonomik

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, sot ka prezantuar para anëtarëve të Komisionit Parlamentarë për Zhvillim Ekonomik një vrag masave që parasheh të futen në pakon fiskale 2, me qëllim të krijimit të lehtësirave për bërje biznes.

Hoti tha se lista iniciale ka qenë prej 7 masave, tash është rreth 20 masa të ndryshme, shumica e të cilave involvojnë ndryshimin e Udhëzimeve Administrative ose vendimeve të ndryshme ekzekutive të Qeverisë ose të trupave rregulltave nëpër institucioneve të ndryshme. Sipas tij,  me këto masa pothuajse, përmbyllet reforma sa i përket ligjeve, rregullave që i përcaktojnë politikat fiskale. Ai mes tjerash tha se për gjitha këto masa të propozuara nga komuniteti i biznesit, do të harmonizohen edhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar e më pastaj do të aprovohen në Qeveri.

 Hoti: Për këto masa na duhet pëlqimi i FMN-së

“Masa e parë është zgjerimi i listës së produkteve që konsiderohen si lëndë të parë për lirim nga tatimi doganorë.....Masa e dytë është heqja e normës së akcizës në mazut...Masa e tretë ka të bëjë me ndryshimin dhe plotësimin e listës së produkteve që i nënshtrohen normës së reduktuar 8 përqind të TVSH-së....Kemi disa analiza që të përkrahim sektorin e turizmit, hotelerinë, kulturën, sportin dhe disa shërbime të ndryshme....Masa katërt është Udhëzimi Administrativë për pushimet tatimore që derivon nga ligji për të ardhurat në korporata. ...Por jemi në konsultime të ngushtë me FMN, duke qenë se ky UA bashkë edhe masa të tjera prodhojnë implikime buxhetore dhe ne duhet t’i balancojmë këto implikime buxhetore me efektet ekonomike që krijohen në ekonomi.....Masa tjetër është vendosja po e quaj kështu vendosja e banderolave në produktet e miellit që tregtohen në Kosovë...Masa tjetër ka të bëjë prapë n jë akt tjetër nënligjor për evidentimin dhe pranimin e humbjeve nga prishja, avulli, humbja në peshë e derivate gjatë procesit të tregtimit me to...Një masë tjetër që po planifikojmë ta ndërmarrim që është më shumë reformë administrative është krijimi i listi ngut të reitingut të kompanive vendore , prodhuese dhe kompanive të tjera që janë të rregullat në kryerjen e obligimeve ndaj ATK-së dhe Doganave”, tha Hoti.

Ai po ashtu ka prezantuar edhe masat të tjera që parashihet të adoptohen në pakon fiskale 2, sic është rritja e transparencës në  lëshimin e licencave të të gjitha llojeve, transport, mineral dhe sektorë të ndryshme, pastaj vazhdimi i fiskalizimit, duke vendosur arka fiskale dhe duke i lidhur ato online me ATK-në. Si masa të tjera ka përmendur se do të bëjnë ndryshime të ligjit për lojërat fatit për të rregullua këtë sektor.

Hoti: Parashihet të merren masa për telefonitë mobile 

“Një masë tjetër teknike ka të bëjë me trajtimin e telefonisë mobile, treg i cili është i madh dhe është në rritje, po që është në pjesën më të madhe i paformatizuar. Këtu në fikte e kemi të përgatitur një bazë ligjore, një UA që i detyron dy kompanitë e telefonisë mobile që mos t’i aktivizojnë në fakt aparatet e telefonisë mobile nëse nuk është kryer pagesa, detyrimi doganorë për ato pajisje.....Është trajtimi i akcizës në pije të gazuara dhe jo të gazuara. Momentalisht bizneset që operojnë në këtë sektorë paguajnë 4.5 centë për litër të pijeve që nuk janë natyrale që janë të gazuara, është kërkesë e tyre që të ulet ose të hiqet kjo akcizë. Ne jemi duke bërë analiza brenda departamentit të politikave për efektet buxhetore që ka heqja e kësaj akcize por edhe çfarë efekte do të ketë në fakte në qarkullimin e bizneseve edhe në rritjen e mbulues mërisë së tregut vendor edhe eksportin e kë tyre produkteve”, tha Hoti.

Një masë tjetër sipas Hotit që do të merret nga dogana është rregullimi i shitjeve online, i cili është një treg në rritje. Masë tjetër përmes Udhëzimit Administrativ do të jetë rregullimi i importit parcial të makinerive.

Muhamet Mustafa, kryetar i Komisionit parlamentar për Zhvillim Ekonomik, tha se janë të kënaqur që pakoja e re fiskale pako 1 ka arrit të ndikojë edhe tek biznese.

Mustafa: Pako fiskale 1 ndikoj me 47 milionë euro tek bizneset

“Si Kuvend dhe Qeveri duhet me u kujdes edhe për anën tjetër edhe për stabilitetin buxhetor, por mendoj me këto masa po provohet që në biznese me pakon 1 sa di unë mbi 40 milionë euro kanë mbet tek bizneset. 47 milionë në vitin e kaluar kanë mbetur tek bizneset për investime edhe për qëndrueshmëri dhe zhvillim të bizneseve si rezultat i pakos fiskale 1 dhe nga ana tjetër është forcuar qëndrueshmëria buxhetore. Buxheti i Kosovës ka qenë më stabil, ky është një rezultat që sigurisht si Komision e përshëndesim dhe duhet ta përshëndesim”, tha Mustafa.

Deputet nga pozita kryesisht kanë lavdëruar Qeverinë për masat që kanë marrë deri tani dhe për ato që pritet të merren, por Enver Hoti, anëtar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, nga Nisma, ka kritikuar Qeverisë për ndryshimet fiskale duke thënë se rritja e TVSH-së në 18 përqind, vetëm se e ka vështirësuar punën e bizneseve.

Hoti: Nuk po shoh përmirësim të ambientit biznesor përkundrazi

“Ministri mori mjaftë lëvdata, besoj që se nuk ka nevojë më shumë për të dhënë lëvdata. Unë do të thosha ajo çka është dashur ministër që kisha kërkuar që atë listë me këto masa me pasur ne do të ishte mire. Ndërsa tek paso fiskale 1, mendoj ngritja e TVSH-së në 18 përqind ka vështirësuar shportën e konsumatorëve nuk ka asnjë dilemë. ...Ndërsa në aspektin e klimës së biznesit që u tha që është sjellë ndonjë rezultat unë nuk kamë ndonjë statistikë. Klima e të bërit biznes dhe investime të huaja nuk ka ndikuar diçka përkundrazi është më keq se kurrë më parë. Nuk po e themi për shkake të këtyre masave të pakos fiskale por në përgjithësi të politikave qeverisë realizimi i biznesit ose i prurjeve të investimeve të huaja, gjendja është si mos më keq. Tek pakos e dytë nuk po e shohë që e keni prekë sektorin e industrisë ndërtimtarisë”, tha Hoti.

Ndryshe, qysh prej vitit të kaluar, ministri Hoti ka zhvilluar takime dhe ka marrë propozime nga komuniteti i bizneseve për të plotësuar pakon fiskale që ka hy në fuqi si ligj në shtator të vitit 2015-të. Këto ndryshime të reja që parashihen të hynë në gjatë këtij viti. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat