Kosova dhe Kroacia thellojnë bashkëpunimin ekonomik

Ekonomi

Kosova dhe Kroacia thellojnë bashkëpunimin ekonomik

Më: 7 mars 2017 Në ora: 14:07
Ministri i Financave Avdullah Hoti

Në vazhdën e vizitës në Kroaci, Ministri i Financave Avdullah Hoti, i shoqëruar edhe nga drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës Sakip Imeri është takuar sot me Drejtoreshën e Institutit Ekonomik të Zagrebit Maruška Vizek.

Ministria e Financave ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi Ministri Avdullah Hoti dhe Drejtoresha e Institutit Ekonomik të Zagrebit  Maruška Vizek, kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimi, si dhe shkëmbimin e përvojave ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë në fushën e hulumtimeve shkencore ekonomike dhe financiare.

Hoti gjatë kësaj vizite gjithashtu është pritur në takim nga kryetari i Odës Ekonomike të Kroacisë Luka Burilovi? , ku kanë diskutuar në lidhje me përgatitjet për Forumin e Investimeve Kosovë – Kroaci, i cili pritet të mbahet në maj të këtij viti në Prishtinë.

“Të dyja palët theksuan se Kosova dhe Kroacia duhet që të forcojnë edhe më tej bashkëpunimin ekonomik, duke ndikuar në rritjen e raporteve pozitive tregtare ndërmjet dy vendeve”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat