Shkurt, rritet eksporti i Shqipërisë drejt Kosovës

Ekonomi

Shkurt, rritet eksporti i Shqipërisë drejt Kosovës

Më: 17 mars 2017 Në ora: 13:13
Ilustrim

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE zënë 66,9 %, të gjithë tregtisë. Sipas raportit mbi tregtinë e jashtme të publikuar nga INSTAT, në muajin shkurt eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 78,1 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 61,8 % të importeve gjithsej.

Ndërsa për periudhën janar-shkurt, shkëmbimet tregtare me vendet e BE zënë 64 % të gjithë tregtisë. Në dy muajt e parë 2017, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 80,6 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 55,8 % të importeve gjithsej.

Në muajin shkurt 2017, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me shkurtin e 2016 -ës janë Italia me (5,3 %), Kosova me (40,1 %) dhe Spanja me (69,5 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë Bullgaria me (-22,4 %), Holanda me (-8,3 %) dhe Austria me (-53,1 %).

Sa i përket importeve, sipas INSTAT, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, gjatë muajit shkurt në krahasim me shkurt 2016 janë Gjermania me (19,3 %), Turqia me (18,6 %) dhe Greqia me (8,5 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia me (-5,7 %), Kina me (-12,8 %) dhe Çekia me (-35,4 %).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat