Banka Qendrore Evropiane nxjerr kartëmonedhën e re 50 euro, ja si duket tani

Ekonomi

Banka Qendrore Evropiane nxjerr kartëmonedhën e re 50 euro, ja si duket tani

Më: 20 mars 2017 Në ora: 18:56
Kartëmonedha e re 50 euro,

Banka Qendrore Evropiane bëri me dije se më 4 prill, do të futet në qarkullim kartëmonedha e re prej 50 euro.

Kjo kartëmonedhë e re është e katërta nga seria Evropa. Para saj ishin ato të 5, 10 dhe 20 eurove, të cilat tashmë janë në qarkullim.

Kjo seri ka veçori të sigurisë së lartë, ndërsa ka një portret të Evropës – figurës nga mitologjia greke – që është edhe si hologram kur e shikoni në dritë.
 
Kartëmonedha e 50 eurove është më e shpeshta dhe paraqet 45 për qind të parave në qarkullim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat