Berisha: Dogana do të përkrahë të gjitha bizneset

Ekonomi

Berisha: Dogana do të përkrahë të gjitha bizneset

Më: 26 prill 2017 Në ora: 17:38
Berisha ka pasur një takim informues dhe njoftues me Odën Afariste të Kosovës

Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës Bahri Berisha ka pasur një takim informues dhe njoftues me Odën Afariste të Kosovës, e themeluar së fundmi.

Kryetari i OAK Skender Krasniqi me bashkëpunëtorë njoftuan menaxhmetin e Doganës me anëtarët dhe qëllimet e Odës Afariste dhe njëkohshmit shprehën mirënjohjen për punën e Doganës, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Kreu i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha tha se dogana do të përkrahë të gjitha bizneset, si dhe odat ashtu që të lehtësojmë sa më shumë biznesin dhe të krijomë një mjedis të favorshëm për biznesin ashtu që të zhvillohet e vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat