Stabilizohen bursat evropiane dhe dollari

Ekonomi

Stabilizohen bursat evropiane dhe dollari

Më: 5 maj 2017 Në ora: 18:23
Ilir Meta

Tregu i bursave në Evropë është stabilizuar të premten, derisa dollari ka arritur të kthejë një pjesë të humbjes ndaj euros, pas publikimit të dhënave pozitive për punësimin në SHBA, thonë tregtarët.

Aksionet e indeksit londinez FTSE 100 në orët e pasdites shënoi rritje 0,3 për qind në 7.269,62 poenë, DAX 30 i Frankfurtit shënoi rritje 0,1 për qind në 12.660,92 poenë, ndërsa KAK 40 i Parisit po ashtu shënoi rritje 0,7 për qind në 5.413,67 poenë, transmeton agjencia France press.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat