Këshilltari i Mustafës demanton me fakte mocionin e Nismës

Ekonomi

Këshilltari i Mustafës demanton me fakte mocionin e Nismës

Nga: A.M. Më: 6 maj 2017 Në ora: 12:35
Sokol Havolli

Sokol Havolli, shef i Kabinetit dhe këshilltar për ekonomi i Kryeministrit Isa Mustafa e ka quajtur mocionin për rrëzimin e Qeverisë të lajmë të rrejshëm.

Ai  ka demantuar duke publikuar tre fakte dëshmojnë për zhvillimin e në sektorin e energjisë.

Postimi i plotë:

Mocioni është i mbushur me #FAKENEËS. 
Sa për ilustrim dhe të ashtuquajturën krizën e energjisë, faktet janë këto (#KosovaFacts)

1) Kosova në vitin 2016 ka arritur rekordin më të lartë që nga ekzistenca e Kosovës A dhe Kosovës B në prodhimin e energjisë. 
2) Kosova në vitin 2016 ka pasur nivelin më të lartë të eksportit të energjisë në periudhën e pasluftës 
3) Kosova në vitin 2016 ka pasur nivelin më të ulët të importit të energjisë.

Rrjedhimisht, bilancin më të lartë pozitiv ndonjëherë pas luftës në sektorin e energjisë, Kosova e ka pasur në vitin 2016.

Image
Statistikat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat