Shqipëria e 98-ta për rezervat e arit

Ekonomi

Shqipëria e 98-ta për rezervat e arit

Më: 6 maj 2017 Në ora: 18:32
ilustrim

Këshilli Botëror për Ar (World Gold Council) ka publikuar regjistrin e ri të shteteve me rezerva më të mëdha të arit, ku kryesojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) me 8.133,5 tonë ari.

Në listën me 100 shtetet më të pasura, e dyta është Gjermania me 3.377,9 tonë ari, ndërsa i treti është Fondi Monetar Ndërkombëtar me 2.814.0 tonë.

Në mesin e dhjetë shteteve më të pasura janë edhe Italia, Franca, Kina, Rusia, Zvicra, Japonia dhe Holanda.

Për sa i përket Ballkanit, shteti me rezervat më të mëdha të arit është Serbia me 18.8 tonë dhe gjendet në vendin 63-të. Vijon Maqedonia në vendin e 77-të me 6.9 tonë. Në vendin e 88-të është Sllovenia me 3.2 tonë, ndërsa Bosnja e Hercegovina me 3.0 tonë, gjendet në vendin e 91-të.

Shqipëria gjendet në vendin e 98-të me 1.6 tonë, ndërsa në vendin e 100-të, është Mongolia me 1.5 tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat