Bursat evropiane optimiste, Wall Street në rënie

Ekonomi

Bursat evropiane optimiste, Wall Street në rënie

Më: 12 maj 2017 Në ora: 18:33
Wall Street

Aksionet në bursat evropiane të premten kanë fituar vlerë, derisa Wall Street shënoi rënie për shkak të dhënave dëshpëruese për shitjen me pakicë.

Në Evropë, indeksi i aksioneve FTSE 100 në Londër në orët e pasdites shënoi rritje prej 0,4 për qind në 7.412,68 poenë, DAX 30 i Frankfurtit shënoi rritje 0,2 për qind në 12.731,63 poenë, KAK 40 i Parisit është ngritur 0,1 për qind në 5.390,05 poenë, transmeton agjencia France press.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat