Mustafa tregon faqen ku janë të lira 550 vende pune

Ekonomi

Mustafa tregon faqen ku janë të lira 550 vende pune

Më: 12 maj 2017 Në ora: 22:36
Isa Mustafa

Kryeministri  Mustafa ka dekaruar se gjatë qeverisjes së tij papunësia është ulur nga 35 % në 27 %. Kjo sipas tij tregohet në platformën që është lansuar sot: http://aprk.rks-gov.net/

Sipas Mustafës, ulja e papunësisë është rezultat i punës së madhe që e ka bërë Qeveria.

Ky është komenti i plotë i Mustafës:

Sapo e klikova platformën e lansuar sot ( http://aprk.rks-gov.net ) ku figurojnë mbi 550 vende të lira pune.

Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës, e promovuar sot, është një prej rezultateve të punës së madhe për uljen e papunësisë që është bërë nga kjo Qeveri.

Statistikat kredibile bëjnë me dije se papunësia është ulur nga 35 % në 27 %, ndërkaq institucionet përkatëse konfirmojnë mbi 41 mijë të punësuar rinj, me emër e mbiemër. Mijëra qytetarë të tjerë janë vetëpunësuar kryesisht në bujqësi dhe fusha të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat