Veseli: Fuqizimi i bujqësisë do të sjellë më shumë produkte vendore

Ekonomi

Veseli: Fuqizimi i bujqësisë do të sjellë më shumë produkte vendore

Më: 15 maj 2017 Në ora: 11:56
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, njëherit edhe kryetar i Kuvendit të Kosovës ka thënë se fuqizimi i bujqësisë do të sjellë më shumë produkte vendore në tryezat e Kosovës.

Ai gjithashtu ka thënë se gratë fermere janë pjesë e pandashme e fillimit të ri në bujqësi dhe zhvillim ekonomik.

“Fuqizimi i bujqësisë do të sjellë më shumë produkte kosovare në tryezat kosovare. Në fundjavë vizitova edhe Suharekën, ku takova gra fermere të suksesshme. Gratë fermere janë pjesë e pandashme e fillimit të ri në bujqësi dhe zhvillim ekonomik. #FillimiRi”, ka shkruar Veseli në llogarinë e tij në “Facebook”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat