Rritja ekonomike e pamjaftueshme për uljen e papunësisë

Ekonomi

Rritja ekonomike e pamjaftueshme për uljen e papunësisë

Më: 15 maj 2017 Në ora: 12:31
Kryeministri Isa Mustafa

(E plotësuar) - Pavarësisht rritjes ekonomike që ka ndikuar nga sektori provat dhe uljes së papunësisë në 28 përqind në këto dy vitet e fundit, bizneset në Kosovë ende po përballen me barriera të shumta, duke filluar nga korrupsioni, informaliteti i lartë, tregu i vogël dhe importi i madh i mallrave.

Kështu u tha në konferencën e IV-të ndërkombëtare me temë “Aktivizimi i Burimeve të Rritjes Ekonomike” të organizuar nga Instituti Riinvest.

Kryeministri në detyrë Isa Musatafa duke vlerësuar lartë kontributin e Institutit Riinvest, tha se gjatë qeverisjes dy vjeçare ka pasur bashkëpunim me këtë institut dhe kanë respektuar të gjeturat nga hulumtimet e tyre, ku ka rezultuar me rritjen ekonomike që është rreth 4 përqind sa ka qenë 1.2 përqind.

Mustafa tha se papunësia në qeverisjen e tij është ulur nga 35 në 27 përqind, duke shtuar se papunësia është problemi më i madh që ka Kosova kryesisht te punësimi i grave. Ai përmendi resurset shtetërore të Kosovës që sipas Mustafës është një potencial i madh për zhvillimin ekonomik të Kosovës, dhe kjo rritje në vitet e ardhshme mund të jetë edhe më e lartë dhe papunësia të ulet në vazhdimësi.

Image
Kryeministri Mustafa duke folur para konferencën e IV-të ndërkombëtare me temë “Aktivizimi i Burimeve të Rritjes Ekonomike” të organizuar nga Instituti Riinvest

Mustafa: Kemi arritur zhvillim ekonomik

“Gjatë qeverisjes mbi dy vjeçare ne kemi pasur një bashkëpunim mjaft të mirë dhe ne vërtet kemi qenë të interesuar që të marrim të gjitha sugjerimet shkencore për të adresuar  një rrugë e cila ka bazament të zhvillimit. Mbi këtë bazë ne kemi arrit që të rrisim rritjen vjetore ekonomike në rreth 4 përqind nga ajo që kemi trashëguar me 1.2 përqind. Ajo që na gëzon është se edhe duke respektuar të gjeturat e këtij Instituti ne kemi arrit që këtë zhvillim ekonomik ta bazojmë në sektorin privat që është një zhvillim shumë i qëndrueshëm”, theksoi Mustafa.

Menaxheri për Kosovë në Bankën Botërore, Marcko Mantovamelli, tha se këto hulumtime të prezantuara nga Instituti Riinvest janë krah për krah me hulumtimet e BB-së.

Sipas tij aspekti makrofiskal është stabil dhe Kosova ka nivel të ulët të borxheve. Ai vlerësoi rritjen ekonomike që sipas tij është më e larta në vendet e Ballkanit.

Mantovamelli: Kosova është radhitur e para mes shteteve të Evropës Juglindore sa i përket nivelit të rritjes

“Mendoj se tema e kësaj konference është aktivizimi i rritjes, e cila është një temë mjaft intriguese. Kjo tërheq vëmendjen mes rritjes dhe kualitetit të rritjes. Sa i përket rritjes, ky prezantim e bënë shumë të qartë që Kosova ka punuar mirë përgjatë viteve të fundit dhe besoj se ka pasur një mesatare dhe për dy vitet e fundit  është radhitur e para mes shteteve të Evropës Juglindore sa i përket nivelit të rritjes. Ne e dimë se edhe pse investimet luajnë një rol, konsumi luan një rol të rëndësishëm në nxitjen e rritjes. Ky konsum është duke u bërë tradicional për institucionet publike, për sektorin publik të investimeve dhe për të tjerat”, theksoi Mantovamelli.

Ruud Vermeulen përfaqësues i FMN-së, me këtë rast tha se është këndvështrim edhe i FMN-së se rritja ekonomike në Kosovë është e mirë krahasuar edhe me vendet e Ballkanit, por sipas tij kjo normë duhet të jetë edhe e më e lartë për të ulur numrin e papunësisë dhe varfërisë.  Përqindja e papunësisë sipas tij mbetet 28 përqind.

Vermeulen theksoi se duhet  identifikuar se cila është baza e rritjes në Kosovë dhe cilat janë barrierat e rritjes më të lartë në Kosovë.

Vermeulen: Performanca e Kosovës 2.50% mbi performancën e shteteve të reja të BE-së

“Nëse shikojmë rekordin e rritjes së Kosovës përgjatë viteve  të fundit dhe krahasojmë me vendet e rajonit, me të vërtetë mund të thuhet se rritja ka qenë e mirë. Që nga viti 2008, rritja e Kosovës ka arritur në 3.50% e cila është dukshëm mbi mesataren e shteteve të Ballkanit të cilat mesataren e kanë 2.2% në periudhën e njëjtë. Dhe nëse shikojmë shtetet anëtare të reja të BE-së, mesatarja e tyre që nga viti 2008 ka qenë rreth 1% pra, performanca e Kosovës 2.50% mbi performancën e shteteve të reja të BE-së. Kur shohim rritjen në vitin 2016, ne shohim një shërim e cila ka ndodhur më parë dhe ka vazhduar. Vitin e kaluar, rritja ka qenë 3.50% e cila ka qenë e nxitur nga kërkesa e brendshme e cila u rrit për 6% dhe që reflekton remitanca të shëndetshme”, theksoi Vermeulen.

Ai parasheh normën e rritjes ekonomike prej 3.5 deri 4 për qind edhe për vitin 2017 deri në vitin 2022.

Drejtori i kërkimeve në Institutin Riinvest, Alban Hashani, tha se synimi i këtyre hulumtimeve ka qenë pasqyrimi dhe trajtimi i temave ekonomike. Sipas tij, problemet ekonomike me të cilat përballet Kosova janë të mëdha me gjithë të arriturat pozitive në periudhën e fundit. Ai tha se krahas sfidave kyçe me të cilat përballet Kosova, është papunësia dhe varfëria.

Papunësia sipas Hashanit mbetet 28.7 përqind, ndërsa sipas tij remitencat nga diaspora mbetet një shtytje e madhe për vendin.

Image
Pamje nga konferenca e IV-të ndërkombëtare me temë “Aktivizimi i Burimeve të Rritjes Ekonomike” të organizuar nga Instituti Riinvest

Hashani: Problemet janë të mëdha, por ka një normë pozitive të rritjes

“Historikisht problemet me të cilat përballet ekonomia e Kosovës janë të mëdha, megjithatë Kosova ka mbajtur një normë pozitive të rritjes, e cila ka shënuar përmirësim në vitet e fundit. Në dy vitet e fundit është rritur Bruto produkti vendor me një normë mesatare rreth 4 përqind dhe ka qenë i nxitur kryesisht nga konsumi dhe investimet gjë që paraqet një zhvendosje cilësore drejt burimeve më të qëndrueshme të rritjes ekonomike. Megjithatë niveli i rritjes ekonomike ende mbetet jo transformues dhe krahas sfidave kyçe që përballet Kosova me nivel të lartë të papunësisë dhe varfërisë”, theksoi Hashani. 

Klima e të bërit biznes sipas publikimit të Riinvest, në bazë të burimeve të ndryshme të të dhënave vlerësohet se në tremujorin e parë të vitit 2017 ka një disponim relativisht të mirë sa i përket perceptimit të bizneseve lidhur me ambientin e përgjithshëm biznesor.

FMN dhe Rinvest: Papunësia ka shënuar ulje

Instituti Riinvest organizon konferencën e IV-të ndërkombëtare me temë “Aktivizimi i Burimeve të Rritjes Ekonomike”, ku u tha se me gjithë të arriturat pozitive në periudhën e fundit, problemet ekonomike me të cilat përballet Kosova janë të mëdha, derisa korrupsioni, tregu i vogël dhe informaliteti i lartë, ende mbetet barrierë për bizneset.

Kryeministri në detyrë, Isa Musatafa duke vlerësuar lartë kontributin e Institutit Riinvest, tha se gjatë qeverisjes dy vjeçare ka pasur bashkëpunim me këtë institut dhe ka respektuar të gjeturat nga hulumtimet e tyre. Mustafa shtoi se rritja ekonomike është arritur mbi 4 përqind sa ka qenë 1.2 përqind.

Ai po ashtu tha se duke i respektuar të gjeturat e Riinvestit, ka pasur zhvillim të sektorit privat.

Edhe pse Mustafa tha se papunësia është problemi më i madh që ka Kosova, theksoi se papunësia në qeverisjen e tij është ulur nga 35 përqind në 27 përqind.

Ai përmendi resurset shtetërore të Kosovës që sipas Mustafës, janë një potencial i madh për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Drejtori i kërkimeve në Institutin Riinvest, Alban Hashani, tha se synimi i këtyre hulumtimeve ka qenë pasqyrimi dhe trajtimi i temave ekonomike. Sipas tij, problemet ekonomike me të cilat përballet Kosova janë të mëdha me gjithë të arriturat pozitive në periudhën e fundit.

Ai tha se niveli i rritjes ekonomike ende mbetet jo transformues. Papunësia sipas Hashanit, mbetet 28.7 përqind, ndërsa remitencat nga diaspora mbetet një shtytje e madhe për vendin.

Klima e të bërit biznes sipas publikimit të Riinvest, në bazë të burimeve të ndryshme të të dhënave vlerësohet se në tremujorin e parë të vitit 2017 ka një disponim relativisht të mirë sa i përket përceptimit të bizneseve lidhur me ambientin e përgjithshëm biznesor, edhe pse ende mbetet barrierë për bizneset korrupsioni, tregu i vogël, informaliteti i lartë.

Menaxheri për Kosovë në Bankën Botërore, Marcko Mantovamelli tha se këto hulumtime nga Riinvest janë krah për krah me hulumtimet e BB.

Po ashtu, edhe Ruud Vermeulen përfaqësues i FMN-së, tha se është këndvështrim edhe i FMN-së, se rritja ekonomike në Kosovë është e mirë krahasuar edhe me vendet e Ballkanit por sipas tij, kjo normë duhet të jetë edhe më e lartë për të ulur numrin e papunësisë. Sipas tij, papunësia ka shënuar ulje nga 35 përqind sa ka qenë në vitin 2014, në 28 përqind tani.

Ai parasheh këtë normë të rritjes ekonomike edhe për vitin 2017 deri në vitin 2022, rreth 4 përqind. Rritja ekonomike për 2016 rreth 4 përqind ka ardhur nga sektori privat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat