Rritja e eurozonës 0,5 për qind, më e lartë se sa në SHBA

Ekonomi

Rritja e eurozonës 0,5 për qind, më e lartë se sa në SHBA

Më: 16 maj 2017 Në ora: 13:30
Ilustrim

Agjencia evropiane për statistika Eurostat konfirmoi se ekonomia në eurozonë ka shënuar ngritje të sigurt prej 0,5 për qind në tremujorin e parë të këtij viti.

Eurostat konfirmoi se ky rezultat është më i mirë se sa i ekonomisë amerikane, e cila ka shënuar ngritje prej 0,2 për qind.

Nga shumica e shteteve që dërguan të dhënat, vetëm Greqia ka shënuar rënie, për të dytën herë radhazi, që nënkupton se teknikisht ndodhet në recesion.

Gjermania, ekonomia më e madhe e eurozonës, është pjesë kryesore e rritjes rajonale me 0,6 për qind, pasuar nga Franca me 0,3 për qind.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat