Mungesa e rrugës ia lë fermerëve qershitë pashitur

Ekonomi

Mungesa e rrugës ia lë fermerëve qershitë pashitur

Më: 22 maj 2017 Në ora: 09:40
Qershitë

Fashti Drobonike njihet si prodhuesi më i madhë i qershive, në shkallë vendi. Banorët e këtij fshati, çdo vit kanë kërkuar nga pushteti ndërtimin e rrugës, e cila do të shërbej për këta fermer, që të tregtojnë prodhimet e tyre. Por kjo kërkesë e tyre ka rënë në vesh të shurdhët.

Banorët e kësaj zone shprehen se e vetmja ndihmë financiare është tregtimi i qershive dhe i ullinjve. “Tashmë që është stina e vjeljes së qershive, tregtimi tyre për mungesë të rrugës  do të mbeten stoqe”, shprehen banorët.

Eduart Toska, me profesionin agronom, u shpreh, se rruga ekzistuese që është bërë nga Italia në vitet e luftës së Dytë Botërore  ka 50 vite që nuk është vënë dorë për rehabilitimin e saj. Rruga është krejt e shkatërruar  dhe kjo gjendje ka ndikuar shumë në të ardhurat e banorëve të cilët të vetmen ekonomi për t’u ushqyer kanë kultivimin e qershive dhe ullinjve. Kjo gjendje krijohet edhe për tregtimin e ullinjve në këtë zonë. Ky fshat është rreth 6 kilometër larg qytetit Beratit.

Banorët shprehen, kjo është absurd që të jesh afër qytetit, dhe në qytet nuk vete dot, të jesh i izoluar. Fshati është malorë dhe mundësia që të lëvizësh me karroca është e pamundur për shkak të anës gjeografike. Të vetmen mundësi për transportin e qershive kanë mbetur mushkat ,ose kuajt. Ndërsa prodhimi është shumë i madh, nuk ka mundësi që të transportohet me kafshë. Banorët e këtij fshati e shesin me 60 kilen e qershive, gjysma e çmimit që shitet në kryeqytet dhe në qytetet e tjera, porse nuk ka ndonjë grumbullues që t’ia mbledhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat