Blerim Devolli: Nuk kam hezituar për asnjë moment që fatin e punëtorëve ta vë mbi çdo interes tjetër

Ekonomi

Blerim Devolli: Nuk kam hezituar për asnjë moment që fatin e punëtorëve ta vë mbi çdo interes tjetër

Më: 24 maj 2017 Në ora: 21:55
Blerim Devolli

Pronari i “Z Mobile” Blerim Devolli, ka thënë se as një herë nuk ka pasur qëllim të dëmtojë Telekomin e Kosovës, e as të punësuarit në vend. Ai tregon se ka qenë iniciativë e tij personale, gjetja e një zgjidhje, edhe pse me humbje për Z Mobile, me Telekomin pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

“Ne kemi qenë të detyruar për t’iu drejtuar arbitrazhit ndërkombëtar, për shkak se menaxhmenti i Telekomit nuk shprehte vullnetin e mirë për ta përmbushur kontratën me ne, duke na shkaktuar kështu humbje që sipas përllogaritjes së Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit kapin vlerën prej rreth 30 milionë eurove, na u duk e rëndë ta mbajmë mbi supe humbjen eventuale të vendeve të punës të të punësuarve në Telekomin e Kosovës, ashtu siç ankoheshin nga Telekomi. Për këtë arsye, unë iu thashë se jam i gatshëm të negocioj për të gjetur mundësi për të mos u dëmshpërblyer, sipas vendimit të arbitrazhit. Dhe mendoj se e arritëm këtë”, ka thënë per telegrafin Devolli.

Keni arritur një marrëveshje me Telekomin e Kosovës, pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit, ku Vala do të duhej t’i paguaj Z Mobile, 32 milionë euro për shkak të mos përmbushjes së kontratës. Si erdhi kjo marrëveshje dhe pse?

Blerim Devolli: Është iniciativë e imja personale. Kompanitë, të cilat i kam themeluar janë ndër kompanitë më numrin më të madh të punëtorëve në sektorin privat në Kosovë, me kushtet ndër më të mirat të punës në rajon, si dhe ndër kontribuueset më të mëdha në buxhetin e shtetit. Gjithashtu, kemi arritur me shumë mund që të krijojmë disa nga brendet më cilësore prodhime vendore, të cilat i kanë bërë konkurrencë ose edhe i kanë larguar nga tregu vendor disa prodhime nga shtetet e huaja, përfshirë edhe Serbinë. Me këtë mentalitet afarist, unë asnjëherë nuk jam nisur nga qëllimi që ta dëmtoj dikë, e aq më pak të punësuarit kosovarë.

Edhe pse me dëme dhjetëra milionëshe, edhe pse vështirë se ndonjëherë do të mund të riparohen humbjet e shkaktuara kompanisë Z Mobile dhe konsumatorëve të saj, unë kam vendosur që të gjej mënyra të tjera që ta mbyllim çështjen e mospërmbushjes së kontratës nga ana e Telekomit të Kosovës. Edhe pse, po e theksoj, se kemi qenë të detyruar për t’iu drejtuar arbitrazhit ndërkombëtar, për shkak se menaxhmenti i Telekomit nuk shprehte vullnetin e mirë për ta përmbushur kontratën me ne, duke na shkaktuar kështu humbje që sipas përllogaritjes së Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit kapin vlerën prej rreth 30 milionë eurove, na u duk e rëndë ta mbajmë mbi supe humbjen eventuale të vendeve të punës të të punësuarve në Telekomin e Kosovës, ashtu siç ankoheshin nga Telekomi. Për këtë arsye, unë iu thashë se jam i gatshëm të negocioj për të gjetur mundësi për të mos u dëmshpërblyer, sipas vendimit të arbitrazhit. Dhe mendoj se e arritëm këtë.

Pse ju drejtuat Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit?

Blerim Devolli: Të qartësoj edhe një herë këtu, unë vazhdoj të ngul këmbë se Z Mobile është pala e dëmtuar këtu, ashtu siç e ka dëshmuar edhe një gjykatë e pavarur e arbitrazhit ndërkombëtar. Ne pa vullnet kemi qenë të detyruar që të kërkojmë zgjidhje në një arbitrazh ndërkombëtar, se nuk ka dashur kush të na ndihmojë në diçka që na ka takuar, sipas ligjit. Mirëpo, tash kemi arritur marrëveshje për të ecur tutje. Gjithçka që ka të bëjë me këtë do të jetë plotësisht transparente. Shpenzimet do jenë transparente për palët dhe do të pranohen shpenzimet, pasi që ato të dokumentohen dhe auditohen në mënyrë profesionale. Në fund sigurisht, Telekomi i Kosovës, si kompani publike edhe këto shpenzime do t’i paraqesë në pasqyrat e saja financiare dhe do të jenë publike. Ne, si Z mobile jemi të përkushtuar dhe ngulim këmbë që ky proces të shkojë me profesionalizmin dhe transparencën maksimale, si dhe e inkurajojmë Telekomin e Kosovës që t’i bëjë transparente të gjitha.

Çfarë do të përfitojë “Z Mobile” nga marrëveshja e re, kur dihet se 32 milionë euro nuk janë pak që është dashur t’ua paguaj Telekomi?

Blerim Devolli: Mos të harrojmë se ne po bëjmë afarizëm në një shtet të sapo dalë nga lufta, në një shtet të sapo pavarësuar, me shumë gjëra që ndodhin për herë të parë. Ne të gjithë po mësohemi nga gabimet tona, ose të të tjerëve. Ky është një rrezik që e ndërmerr secili në profesionin e vet, e këtu nuk ndahemi as ne në sektorin e biznesit. Niveli i riskut të të bërit biznes është ende shumë i lartë në Kosovë, për shkak se mospërvoja ose edhe mos respektimi i kontratave të tjera mund të shkaktojë edhe dëme të mëdha, siç na ka ndodhur ne me humbjet e shkaktuara nga mospërmbushja e kontratës nga ana e Telekomit të Kosovës. Kur palët arrijnë marrëveshje, atëherë fitojnë të gjitha palët. Ne nuk dëshirojmë të fitojmë në kurriz të të tjerëve. Mos përmbajtja e kontratës nga PTK-ja na ka bërë dëm të madh, dëm i cili u konfirmua edhe nga Gjykata e Arbitrazhit. Tani, të dyja palët kemi arritur marrëveshje me qëllim të realizimit te interesave legjitim. Qëllimi ka qenë që ekzekutimi i vendimit të Arbitrazhit të mos ketë pasoja fatale për PTK-në. Kjo është evituar për momentin dhe kjo ka rendësi. Më marrëveshje palëve i’u mundësohet kthimi në normalitet dhe ligjshmëri. “Z Mobile”, si operator MVNO do të kenë shërbimet 3G e 4G, numeracionin shtesë, dhe operimin e papenguar ashtu sikur është e paraparë me kontratë dhe me ligj. MVNO-t risin konkurrencën ne treg dhe sigurojnë çmime te volitshme dhe kualitative për konsumator. Kurse sa i përket suksesit, në kësaj asnjëherë nuk i frikësohemi. Do të përpiqemi që me punë, përkushtim, profesionalizëm ta rikuperojmë vetveten dhe të synojmë shërbimet më të mira për konsumatorët kosovarë, të cilët ato edhe i meritojnë, gjithsesi.

Çka keni pasur për bazë kur keni negociuar marrëveshjen me Telekomin, numrin e të punësuarve apo mundësinë e falimentimit të kësaj kompanie publike?

Blerim Devolli: E përmenda edhe më herët. Ne nuk e dimë se a do të falimentojë Telekomi, apo do të bëhet më i suksesshëm se sa tash. Ne jemi operator në treg dhe funksionojmë në bazë të rregullatives ligjore. Telekomi nuk ka fituar asgjë nga mos-ofrimi i shërbimeve 3G dhe 4G ndaj “Z Mobile”. Në tre vitet kur nuk janë ofruar shërbimet, suksesi financiar i Telekomit nuk është rritur. As nuk ka pasur kalim masovik të konsumatorëve nga “Z Mobile” në Telekom. Pra, suksesi i Telekomit nuk varet prej nesh. Varet prej afarizmit të Telekomit. Duhet të kuptohet nga opinioni se tregu i telekomunikacionit nuk zhvillohet nga lëvizjet e konsumatorëve nëpër operator, por nga niveli i përdorimit të shërbimeve. Konkurrenca sipas rregullatives ligjore e zhvillon këtë industri dhe përmirëson shërbimet ndaj konsumatorëve.

Në asnjë rrethanë nuk kemi dashur që një falimentim eventual të Telekomi-it ose dëmtimit të saj të pamasë. Nuk kemi dashur që askush të thotë se e humbi vendin e punës shkaku i dëmshpërblimit ndaj “Z Mobile”. Ne jemi për zhvillim të tregut të teknologjisë dhe hapje të vendeve të reja të punës, jo për mbylljen e tyre. Ka pasur shumë fushata të egra ndaj meje personalisht, ndaj familjes sime Devolli, ose bizneseve tona. Shumë të padrejta, për qëllime të fshehta, tërësisht të pabazuara. Është e dhimbshme që disa njerëz edhe kanë rënë pre e manipulimeve të ndonjë mediumi ose personi të caktuar. Më duhet ta them këtu se sulmet më të mëdha, pa asnjë argument, i kemi marrë nga një medium online të cilin e ka themeluar konkurrenca jonë e drejtpërdrejtë, IPKO. Sulmet më të egra i ka bërë një person i cili punon në këtë medium dhe është në listën e rrogave të IPKO-s. Të gjitha janë munduar të maskohen, por popullata e din. Ne për të gjitha këto sulme të pa arguemntuara i jemi drejtuar komisioneve që merren me mediat dhe gati në të gjitha i kemi fituar. Edhe më herët edhe tash do t’i drejtohemi edhe gjykatës dhe presim që drejtësia të vendoset në vend. Gjithashtu, nuk është e rastësishme se bllokimi i tërësishëm i respektimit të kontratës Telekom-Z Mobile është bërë në kohën kur një ish-drejtor nga IPKO ka ardhur si drejtor në Telekom. Për këto do të flasë koha dhe drejtësia. Ne jetojmë në një kohë ku individë të papërgjegjshmen të angazhuar në gazetari e kanë dëmtuar në masë të madhe besueshmërinë e gazetës tek qytetarët, duke shkelur secilën normë të etikes profesionale gazetareske, vetëm për qellim të përfitimeve individuale. Gazetaria ka funksion të informimit të drejtë të publikut dhe jo manipulimit të opinionit për qëllime financiare individuale. Sidoqoftë, sikur gjithmonë në jetë, koha dhe drejtësia do t’i dëshmoj të gjitha. Drejtësia mund të vonoj, por do të vihet në vend.

A do të ketë “Z Mobile”, sim kartela me numra shtesë dhe shërbimet 3G dhe 4G dhe kur do të fillojnë këto shërbime?

Blerim Devolli: Sa më shpejtë që kjo teknikisht të jetë e mundur. Konsumatorët e “Z Mobile” janë dënuar padrejtësisht mjaft deri më tash. Dua t’i falënderoj sinqerisht që na kanë qëndruar besnikë në të gjitha këto vështirësi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat