KIE, i rëndësishëm për ekonominë e Kosovës

Ekonomi

KIE, i rëndësishëm për ekonominë e Kosovës

Më: 25 maj 2017 Në ora: 12:23
Këshilli i Investitorëve Evropian (KIE) ka organizuar Asamblenë e Katërt të Përgjithshme.

Këshilli i Investitorëve Evropian (KIE) ka organizuar Asamblenë e Katërt të Përgjithshme, ku ka anëtarësuar edhe pesë anëtarë të rinjë, biznese dhe korporata të reja me kapital evropian të cilat operojnë në Kosovë.

KIE aktualisht përbëhet nga 25 investitorë evropian, që punësojnë direkt më shume se 8000 nga Kosova me kontrata të rregullta apo si kontraktues të shërbimeve dhe produkteve të tyre.

Ceremonia u hap nga presidenti i Bordit të KIE, Robert Erzin i cili në një fjalë rasti tha: “Që nga viti 2014, Këshilli i Investitorëve Evropian është bërë shoqata më e rëndësishme e biznesit, e cila përfaqëson fuqishëm interesat e investitorëve evropian, duke arritur që të krijoj kanale të fuqishme të bashkëpunimit dhe komunikimit me Zyrën e BE-së në Kosovë, Qeverinë e Kosovës, si dhe të ndikojë në politikat publike, dhe të jetë zëri kryesor i bizneseve evropiane në Kosovë.”

“Krijimi i një platforme të tillë me ndikim zakonisht merr kohë, por që KIE me dialogun e investimeve dhe duke qenë anëtar në shumë platforma të afarizmit dhe pjesëmarrëse në komisione qeveritare në baza të rregullta ka arritur që të luaj rol të rëndësishëm në këtë sferë” tha Erzin.

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova e konsideroi të rëndësishëm anëtarësimin e anëtarëve të rinjë në KIE, duke thënë që ndikimi i investimeve është tejet i rëndësishëm për ekonominë e Kosovës.

“ Dua ti komplimentoj të gjithë anëtarët e Këshillit të Investitorëve Evropian që e kanë mbajtur Këshillin si shtyllë për ekonominë e Kosovës, ndikimi i investimeve është shumë i rëndësishëm për ekonominë e Kosovës, është zëri dhe adresa për investitorët egzistues dhe ata të rinjë”, tha ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat