Bajrami nga LDK: Gjatë mandatit rritja ekonomike do të jetë 8 %

Ekonomi

Bajrami nga LDK: Gjatë mandatit rritja ekonomike do të jetë 8 %

Më: 1 qershor 2017 Në ora: 22:54
Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës

Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se presin që gjatë mandatit të ardhshëm rritja ekonomike të prekë 8 %.

“Kemi pasur rritje ekonomike nga 1,2 % në 4 % derisa ne pretendojmë që gjatë mandatit të parë ta arrijmë rritje ekonomike prej 8 %”.

“Planifikojmë rritje ekonomike në katër vitet e ardhshme pra përkatësisht 6,7 dhe 8 % në fund të mandatit që ndikon në rritjen e GDP-së që më pas shndërrohet në rritjen e buxhetit”.

Bajrami që është e ftuar në Magazina Zgjedhore, ka thënë se planifikojnë që këtë rritje ekonomike ta bëjnë përmes Fondit Investiv, implementimit të Ligjit të Investimeve Strategjike, ndërtimit të Termocentralit e të tjera.

Ajo ka treguar edhe disa prej pikave të tjera që plani ekonomik i koalicionit LDK, AKR dhe Alternativa përfshin.

“Do të kemi ndryshim në skemën e mbështetjes së agrobiznesit, jo më në hektarë e sipërfaqe po në outpot ashtu si edhe lufta e invazionit fiskal”.

“Duhet të investojmë në infrastrukturë, ujitje, në ndërtimin e Termocentralit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat